Ndërsa në studion e emisionit “Real Story” në News 24 diskutohej për mutacionin që ka pësuar Covid 19 në Angli, që parashikohet të jetë më i transmetueshëm, nuk kanë munguar as debatet.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është përplasur me ekspertin e Shëndetësisë pranë PD, Gazmend Koduzi sa i përket shifrave të Covid dhe efektit që kanë dhënë masat e qeverisë.

Sipas Koduzit masat e marra kanë qënë gjysmake dhe se një prej këtyre masave, ajo e mbajtjes së maskës në publik ka dështuar të japë efekt pozitiv tek shifrat.

Në replikë me të, Brataj tha se Koduzi flet nga një pozicion komod, ndryshe nga ai e mjekë të tjerë që po rrezikojnë jetën në përballje me virusin e rrezikshëm.

Gazmend Koduzi: Unë si ekspert nuk e di çfarë rezultati kanë pasur këto kufizimet që bën qeveria. Qytetarët kanë të drejtë të informohen. Vendimarrja tek ne nuk është e bazuar në evidenca. Mbyllja në 10:00 është masë gjysmake, duhen dëmshpërblyer ata që iu mbyllet biznesi, sidomos për festas.

Skënder Brataj: Isha 3 ditë në Itali dhe askush nuk lejohej në bare, ishte vetëm me delivery

Gazmend Koduzi: As maska s’dha ndonjë efekt.

Skënder Brataj: Kujdes kur flet, se ty nga ajo maskë s’po të kap as gripi, maska ka ndikuar shumë

Gazmend Koduzi: Fare

Skënder Brataj: Po flasin shifrat vetë

Gazmend Koduzi: Kurba është rritur

Skënder Brataj: Unë kam frikë pas protestave në fundvit mund të kemi rritje të infeksionit…

Gazmend Koduzi: S’kam parë asnjë të dhënë statistikore se sa persona kanë kërkuar ndihmë shëndetësore. Nëse nisemi nga rastet aktive në spital duhet të ishin 1900 persona, ju keni rreth 400 në spitale. Pjesa tjetër mbetet në shtëpi pa ndihmë

Skënder Brataj: Falë terrorit tuaj njerëzit kishin frikë të vinin në spitale…Mjekësia është e bardhë nuk ka ngjyra politike. Kam 10 muaj që mua e kolegët s’po na mbajnë këmbët

Gazmend Koduzi: Po bën detyrën

Skënder Brataj: Ti nuk e ke rrezikuar ndonjëheërë jetën, ty dhe ndonjë tjetër s’të kam parë ndonjëherë me bluzë të bardhë, të japësh ndonjë ndihmë, ndoshta e bën privatisht…

Gazmend Koduzi: Kam edhe unë detyrën time…

Skënder Brataj: Atëherë pse ti hedh poshtë punën e të tjerëve, punën tonë?

Gazmend Koduzi: E ke shumë gabim…

Skënder Brataj: Të kam thënë 100 herë 1 nga ju, politikan, profesionist të vijë të interesohet për të dhënat, por asnjë s’ka ardhur

Gazmend Koduzi: I kam kërkuar…

Skënder Brataj: Mua asnjëherë, këto të dhëna i nxjerr unë dhe as ti as ndonjë tjetër afër jush s’më ka kërkuar gjë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb