Mbledhja  e zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë është zhvilluar me tone të ashpra lidhur me aktin normativ për ndryshime në buxhetin 2022.

Ka qene Edmond Spaho dhe Erion Braçe që kanë folur me tone të ashpra. Gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje, Braçe tha se për të njëjtën çështje brenda katër ditësh ka qëndrime të ndryshme. Ndërsa i është përgjigjur Edmond Spahos i cili gjatë debatit u ndal tek 21 janari, për të cilin tha se do të presë drejtësinë.

“Për çështje penale nuk kam asnjë dëshirë të pyes kënd . Shumica dërrmuese që janë këtu dhe mbivendosja. Kam vendosur që me durim shumë dhe respekt të Kushtetutës të dëgjoj drejtësinë. Gjithkush ka mënyrën e vet të të qasurit ndaj drejtësisë.Une kam këtë. E kam qepur, e kam mbyllur gojën dhe kërkoj të pres drejtësisë. Kam duruar lloj palaçoje në parlament. Akti normativ ka hyrë në fuqi ditën që është miratuar. Mua më shqetëson fakti se për të njëjtën çështje brenda katër ditësh ka qëndrime të ndryshme. Përse ka qëndrime të ndryshme për propozime deputetësh. Përse ka qëndrime të ndryshme dhe për  një kategori punëtorësh marrin shpërblim dhe të tjerë jo. Përse këta të bujqësisë nuk marrin, kush është argumenti? Përse 24 ditë pasi është mbyllur viti kemi ende para pa përdorur kur janë dhënë të gjitha alternativat se si të përdoren paratë në mënyrë efektive. Mua më intereson buxheti i shtetit”, tha Braçe.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb