Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa është thërritur në Komisionin e Inceneratorëve në cilësinë e dëshmitarit, i ka thënë kryetares së këtij komisioni, Jorida Tabaku, se ajo ka përfituar prej tij leje ndërtimi.

Ai tha se leja është e merituar për ndërtime në fushën e Aviacionit. Ndërkohë Tabaku ka mohuar këto deklarata, duke thënë se janë gënjeshtra dhe nuk është përfituese me asnjë vend. Ajo tha se nuk ka asnjë interes biznesi dhe se është krenare për familjen e saj që ka krijuar qytetin.

Debati:
Tabaku: Ke vendim të këshillit bashkiak që i ke dhënë 45 mln euro inceneratorit të Tiranës?

Veliaj: Je përfituese, Bashkia të ka dhënë leje ndërtimi për te Aviacioni, e ke merituar, por…

Tabaku: Turp të kesh, nuk jam përfituese.

Veliaj: Familja.

Tabaku: Jo, po gënjen, ke blerë çdo gjë në këtë vend, por mua nuk më blen. Fokusohu këtu 45 mln eurove ia ke dhënë koncesionarit të Tiranës?

Veliaj: Qetësohu mor goc, me qetësi. Pala që quhet bashkia e Tiranës. Kjo është marrëdhënie mes privatëve.

Tabaku: Është dhënë një monopol për dherat, 45 mln euro sipas librat e shitjes-blerës, ku është marrë ky vendim?

Veliaj: Sot Tirana është më e pastër e dinë të gjithë, edhe 30% më e lirë se Luli. P.sh te Aviacioni, familja jote…

Tabaku: E kam për nder që vij nga një familje e nderuar, por ju abuzoni. Turp është të vjedhësh siç ke bërë ti. Vendimi i këshillit bashkiak si është?

Veliaj: Është si të blesh telefonin dhe të thuash se përse nuk morët vendim të këshillit bashkiak. Qetësohu, do bëhesh me tiroide.

Veliaj: Po sëmuresh

Tabaku: Me qetësi ke përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar

Veliaj: Nuk vuaj unë nga këto komplekse

Tabaku: Zoti Veliaj po mashtroni është e turpshme. Enver Hoxha do ishte krenar për ty

Veliaj: Shoqen Laja po e bën ti këtu. Ju lutem mund ta mbaroj

TABAKU: FAMILJA IME KRIJOI QYTETIN
Tabaku: Familja ime është e nderuar dhe e kam për nder që ka krijuar një qytet. E kuptoj konfliktin tuaj personal. 45 mln euro dhe dy vendime të Këshillit Bashkiak, ju lutem fokusohuni.

Veliaj: Qytetit i është rritur vlera e pronës sepse është më i pastër. Falë këtij pastrimi vlera e pronës është më e lartë. Nuk kam asnjë kompleks kush po pasurohet me ndërtimin. Ku ka kompani që do t’i shtohen kostot, të gjithë s’duan as taksa, as ta lajnë betonierët. Nuk paragjykoj asnjë, le të bëhen të pasur, jo duke hedhur dhera tek liqeni.

Tabaku: Ju jeni pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Keni dhënë 45 mln euro për dherat. Si e ke krijuar një monopol për Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan.

Pasuritë e mia të verifikuara e të deklaruara. Nuk kam asnjë interes biznesi, e ke gjithë shtetin kundër meje, e ke pasur gjithë shtetin. Pse ke krijuar një monopol. Z.Veliaj, pse i ke dhënë punë Mërtirit, Zotos dhe Gugalljas. Pse ke krijuar një monopol pa një vendim të këshillit bashkiak për dherat. 45 mln euro monopol dherash.

Veliaj: Nuk mund ta hedhim dheun tek kopshti i fëmijëve, nuk mund ta hidhni në liqen.

Tabaku: E kuptoj zotin Veliaj që do të merret me mua. Jam krenare që janë nga dy familje të nderuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb