Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, është duke u diskutuar për ndryshimet që janë bërë nëpërmjet akteve normative, ndër të cilave lidhet edhe me ngritjen e bordit të transparencës për çmimet e karburanteve. Pikërisht këtu lindi dhe debati mes deputetëve demokratë dhe përfaqësuesve të bordit.

Deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi arsyet se përse ndodh që të merret furnizim për 90 ditë karburant. Ndërsa përfaqësuesi i bordit, Ilir Bejtja, tregoi arsyet se përse ndodh ky fakt.

Debati:

Bylykbashi: Kjo strukturë menaxhimi do të mbetet në ligj gjithmonë, apo Këshilli i Ministrave mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. 45 ditë është afati i miratimit në Kuvend. Masat duhet të jenë të përkohshme, ndërsa shoh këtu një mekanizëm që do të mbetet në ligj. Kështu që gjykoj që kjo pjesë nuk është në përputhje me Kushtetutën. Doni që të qëndrojë si amendament, apo është masë e përkohshme. Ju keni ngritur bordin, keni futur edhe 5 kompani që janë pjesë e saj. Janë 5 kompani që kanë konflikt interesi drejtpërdrejt. Këto bëjnë ligjin, të tjerat bëjnë mbushje. Pyetja që shtroj është kjo. Kemi një ent që garanton konsumatorët. Sa bie ndesh me kompetencat e autoritetit të konkurrencës ky lloj legjislacioni, për të ushtruar kontrollin. Ka konflikt për këtë?

Bejtja:
90 ditëshi është rezervë sigurie. Mbahen te porositësi, llogaritet një pjesë e rezervës te nafta që mund të importohet. Në total në treg, duhet të jenë gjithmonë 90 ditë karburantë më tepër se sa është kërkesa ditore. Ligji është i 2003-t dhe këtë kemi për ta ribërë. Mbetet detyrimi për 90 ditë treg karburant. Nuk ndikon në çmimin ditor të karburantit. Të gjithë e mbajnë për shtetin. E mbajnë bizneset. Që të bësh këtë biznes është parakusht. Jemi duke bërë ndryshime në organizim sepse nuk kemi mundësi që ta kontrollojmë gjithmonë. Jemi duke ndryshuar formatin që të jetë e alokuar në një magazinë shtetërore dhe jo në depozitat e biznesit si sot. Ndryshojnë vetëm nga metodologjia. Si dispozita neni 21 është dispozitë e përhershme.

Përfaqësuesi i bordit: Ky bord përcakton çmimin tavan. Ka mundësinë që të shitet edhe më ulët se kaq. Ka çmime që kanë ulje të çmimit tavan. Kushdo ka të drejtë dhe mundësi të shesë me çmim më të ulët.
Bejtja: Formulën s’e kanë përcaktuar bizneset. Nëse jepen të dhënat dhe ato favorizohen nga dogana, nuk na i japin bizneset, por ne vendosim çmimin tavan. Nuk ekziston kartelet. Bordi nuk i kontrollon këto, i kontrollon Autoriteti i Konkurrencës. Bordi s’i ka këto funskione.

Alibeaj: Në ka një meritë ndryshimi në këtë vend përcaktohet nga Kushtetuta, ku çmimet i përcakton tregu. Neni 11 i Kushtetutës thotë se kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike, mund të kufizohet me ligj, e nga ana tjetër është për arsye të rëndësishme publike. Pyetja, cilat janë arsyet e rëndësishme publike që detyruan qeverinë që të bëj këtë ndërhyrje të rëndë?

Betja: Arsyeja e parë publike është furnizimi i tregut. Pas rritjes së çmimit njohu mungesën e karburantit, reflektuar kjo edhe në doganë. Kjo në mënyrë direkte shumë shpejt do të sillte diçka tjetër. Do të kishim problemin e sigurisë së furnizimit. Arsyeja tjetër do të ishte ndikimi i impulsit të lartë të çmimeve në sektorët e tjera. Së pari në transportin e qytetarëve, atë publik. Transportin e bizneseve, ashtu sikurse me të gjithë prodhuesit që kanë kosto të rëndësishme karburantin. Të tillë mund të jenë prodhuesit që shpërndajnë karburant dhe kjo mund të sillte impakt të rëndë në treg. Kjo ishte aspekti publik. Siguria e furnizimit në radhë të parë. Rasti më flagrant ka qenë ndryshimi i çmimit të karburantit, më 8 mars, ku u bë një luhatje çmimesh. Nuk pasqyrohej tregu i një dite më parë. Çmimet nuk vendosen disa herë brenda ditës në tregun ndërkombëtar, por një herë. Në bashkëpunim me bizneset, u vendos që të mos ketë më shumë se 6 % marsh për të mbuluar kostot e biznesit. U vendos një marsh fiks nëpërmjet të dyjave, që është metodologjia që po paraqesim. Elementi i fundit cënimi i rezervës së sigurisë. Nuk ishim të sigurt, nëse bizneset e kanë përdorur rezervat. U mbyllën 130 pika karburanti brenda 2 javësh. Të parët e vuajtën pakicat. Të mos lejonim një situatë monopol, që ata që furnizojnë tregun të vazhdojnë të shisnin me pakicë, u krijua ky mekanizëm. Këto ishin arsyet kryesore që ne e pamë të udhës që të merreshin këto masa kontrolli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb