Është zhvilluar me debate mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve, ku është diskutuar përzgjedhja e kandidaturave të paraqitura për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.

Në fjalën e tij Enkelejd Alibeaj tha se opozita është e interesuar për hapur dosjet dhe jo për t’i varrosur ato.

Alibeaj: Atë pjesë të anëtarësisë së autoritetit të dosjes sipas traditës e kësaj radhe do duhet t’ja kishit lënë opozitës në dorë për ta përcaktuar, që puna e këtij autoriteti të jetë e padiskutueshme, nuk e keni bërë. E kuptoj nxitimin e shpejtësinë me të cilin po veproni. Nuk më bën çudi. Do ishte e ndershme në funksion të mbështetjes që i jepet autoritetit të dosjeve për ta bërë këtë ndarje. Do ishte e logjikshme e një lloj reflektimi për të mbështetur atë autoritet që të paktën që ajo pjesë që vjen nga të përndjekurit politikë të kishte ajo të drejtën për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në këtë autoritet. Viktimat e atij sistemi e kanë të drejtën morale e ligjore që të jenë ata të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre në këtë institucion.

Drejtuesi i komisionit të Ligjeve, Eduard Ndreca: Gjithë ky proces që kërkuar sot ka kaluar sot shqyrtojmë kandidatët që kanë marrë mbështetje nga 28 deputetë, diskutimet politike duhet të ishin bërë, dhe ju e shikoni se ne kemi bërë më shumë se sa keni bërë ju për të përndjekurit. E kemi treguar me fakte mos i hyjmë më këtij debati se është bërë e stërbërë dhe ju e dini e vetë këtë.

Oerd Bylykbashi: Së paku e di që ju nuk do e bëni, mendoj që të gjitha kandidaturat duhet të vinin qartazi nga shtresa e atyre që u persekutuan,  se do ishte respektim i vuajtjeve dhe nevojë therëse që ka sot shoqëria Shqiptare për tu ndarë nga një e shkuar kriminale, se jo të gjithë ishin kriminel. Të gjithë dhe ai, kryeministri duhet të ishte i tillë të përzgjidhte përtej interesit të tij politik dikë që vjen nga një shtresë që ka qëllimin për të nxjerrë, se ky nuk është autoriteti që duhet të varrosë dosjet, ky nuk mund të jetë autoriteti për mos informimin për dosjet e sigurimit se mekanizmi që do prodhoni ju është pikërisht ai, do vendosni mazhorancën që atje të mos ndodhë asgjë. E ju lutem mos e thoni prapë atë gjë që ju paskeni bërë më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: