Komisioni i Sigurisë është mbajtur gjithashtu online sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve. Edhe në këtë mbledhje deputetët e PD janë future në sallë dhe kanë debatuar.

Madje ata kanë mbajtur 1 minutë heshtje për efektivin Saimir Hoxha të vrarë në Lezhë, por njëjtë nuk vepruan deputetët e mazhorancës.

Noka e cilëson këtë si frikë ndaj opozitës teksa garantoi se PD do të bëjë gjithçka për të rikthyer debatin në komisione dhe parlamentarizmin.

QENDRIMET E PËRFAQËSUESVE TË PD NË KOMISIONIN E LIGJEVE DHE PAS MBYLLJES SË MBLEDHJES
Flamur Noka: Veprimet e sotme tregojnë më së miri gjendjen që e keni çuar këtë Komision. Një minutë heshtje është i detyrueshëm për çdonjërin prej nesh, për këtë oficer që dha jetën në betejë për rendin ligjin, kushtetutën dhe sigurinë publike, sigurinë e pronës dhe jetës së qytetarëve shqiptarë, në betejë me trafikantët dhe krimin e organizuar.

(Deputetët e opozitës ngrihen në këmbë në një minutë heshtje. Kryetari i komisionit të Sigurisë Nasip Naço refuzon të ngrihet në këmbë)

Enkelejd Alibeaj: Kjo Republikë nuk e njeh gjendjen e jashtëzakonshme. Vendimi i Konferencës së Kryetarëve thotë këtë gjë: Vendimet, mbledhjet e komisioneve merren online, por kur kushtet janë dhe në raste të jashtëzakonshme ato zhvillohen edhe fizikisht. Po a ka mbledhje që është në raste të jashtëzakonshme siç është edhe ky i sotmi për ngjarjen fatkeqe që ka ndodhur? Nuk është kjo mënyra se si mund të vendoset parlamentarizmi në këtë vend.

Ervin Sallianji brenda Komisionit të Sigurisë: Sot ka ndodhur nje nga ngjarjet me te renda, atentat ndaj shtetit. Humbja e jetes ne krye te detyres e nje efektivi te ndershem, nga te paktet qe lufton realisht krimin dhe gjendjen e perhapur te kanabisit dhe droges anembane Shqiperise. Kushdo qe bie ne lufte me krimin është deshmor i atdheut dhe ne qe jemi te pranishëm fizikisht nuk mund te bejme sikur nuk ekzistojme ashtu sic fshihen ngjarjet dhe mbulohen me propogandë. Ne ekzistojme sic ekziston edhe kriminaliteti, vrasjet, droga, mungesa e rendit dhe sigurisë publike.

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË KOMISIONIT TË SIGURISË, FLAMUR NOKA
Kjo është frikë nga opozita, kjo është frikë nga parlamentarizmi, ne e kemi bërë me dije gjithmonë, Edi Rama e urren parlamentarizmin. Edi Rama e urren vlerat që përcjell parlamentarizmi, ndaj po bën gjithçka që t’i mbyllë zërin opozitës dhe parlamentarizmit. Opozita është e vendosur që të ndjekë të gjitha hapat për të rikthyer legjitimitetin këtij parlamenti, për t’i rikthyer debatin, diskutimin në parlament dhe për t’u përballur me regjimin që sot është në karrike falë masakrës zgjedhore që ka zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që të kthehet parlamentarizmi. Parlamentarizmi është vrarë. Të gjitha hap pas hapi, asgjë nuk bëhet të gjitha bashkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb