Modelja Gigi Hadid dhe Zayn Malik  e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre kryesisht private, që prej fillimit të tyre. Por mesa duket  romaca e tyre ka marrë fund.  People bën me dije se Malik dhe Hadid i dhanë fund gjërave sërish.

Gigi Hadid And Zayn Malik Attend The Versus Versace Show News Photo 1588107998

Sipas burimit nëna e supermodeles Yolanda Hadid pretendonte se Malik “e goditi”. Malik mohoi akuzat për TMZ, duke thënë: “Unë e mohoj me vendosmëri sulmin e Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap detaje të mëtejshme dhe shpresoj që Yolanda do t’i rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe do të shkojë drejt sqarimit të këtyre çështjeve familjare në mënyrë private. ”

Një përfaqësues i Hadid bëri një koment të shkurtër mbi raportin, duke thënë, “Gigi është e fokusuar vetëm në më të mirën për Khai. Ajo kërkon privatësi gjatë kësaj kohe.”

Gigi Hadid Zayn Malik Baby Girl 1

Për ndarjen, një mik i familjes Hadid i tha People se Gigi dhe Zayn “nuk janë bashkë tani. Megjithatë, të dy janë prindër të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb