E ndarë me forcë nga ish-bashkëshorti prej fëmijëve të saj, një nënë 33-vjeçare arriti të flasë sot për herë të parë pas 11 vitesh me djalin e saj 17-vjeçar.

Nëna rrëfeu në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 vuajtjet gjatë jetës, e ndonëse tani jetonte në Gjermani e kishte filluar një jetë të re, nuk ka rreshtuar së menduari për tre djemtë dhe vajzën.

Përmes rrjeteve sociale ajo komunikoi me të birin, por kur ai i tregoi se dhunohej nga babai ajo iu drejtua emisionit. Ata biseduan bashkë pas 11 vitesh, por ndërsa nëna nuk i mbante dot lotët nga malli, në emision ndërhyri dhe halla e djalit, ish-kunata e 33-vjeçares.

Kjo e fundit tha se djali nuk është dhunuar nga i ati, ndërsa mes ish-kunatave pati edhe debate.

“Fëmijët e vëllait i rriti babi me gjithë mamanë. Tani prindërit nuk jetojnë më. Vëllai i ka thënë të punojë njëçike L. se është edhe më i madhi. I thotë të bëjë ndonjë punë shtëpie. Djali nuk e dëgjon, ka blerë dhe një celular e ka nisur të flasë me të ëmën pa dijeninë tonë”.

Ajo shtoi se: Nipi ka ikur vetë nga shtëpia. Ai rrinte në lagje aty dhe nuk shkonte në shtëpi, ndërkohë që fliste me të ëmën në telefon”.

Biseda me ish-kunatën
Halla: I ke lënë me bebelina fëmijët ti, i kemi rritur ne.

I drejtohet nipit (Vazhdo ti L, vazhdo gënje) Të rriti halla, të rriti gjyshja, tani fol ti…

Nipi i kthehet hallës: Po ti pse s’më ndihmojë mua kur më rrihte babi…

Ndërhyn nëna e L: Ti që po flet aty thuaj si mi ka marrë vëllai jot mua fëmijët…mirë gruaja po vëllai jot është i fortë ai…

Halla: Ti i le fëmijët rrugëve moj zonjë, e flet tani aty

Halla i drejtohet nipit: Babai do të flasë do të bërtasë, por thikë s’të ka nxjerrë. Ne kemi lënë pas dore fëmijët tanë, që fëmijët e vëllait të ndjehen mirë. Iu kemi bërë shtëpinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb