TIRANË

Debate të forta në Komisionin parlamentar hetimor për inceneratorët. Pas leximit të padisë në SPAK ndaj Jorida Tabakut, si kryetare e komisionit, deputetja e PS-së Ermonela Felaj e ka ndërprerë vazhdimisht dhe nuk e ka lejuar për disa minuta të flasë Tabakun.

Pasi Tabaku i ka kujtuar se nuk ka qenë në komision për një javë dhe deklaratat e zëvendës kryetarit Arben Pëllumbi, Felaj e ka ndërprerë. Tabaku, ka ngritur tonet duke i kërkuar të pushojë. Gjatë kësaj kohe ka ndërhyrë dhe deputeti i PD Luçiano Boçi.

DEBATET
Tabaku: Zonja Felaj që paskeni e ardhur e qetë pas një jave pushimesh. Ju kishte munguar Ermonela, ja ku është. Të nderuar kolegë…Zonja Felaj me qetësi. Ju dëgjova me lini të flas. Të nderuar kolegë, e përmenda faktin që znj. Felaj nuk ishte një javë se zv.kryetari…Pusho të flas unë. Pusho se do të marr masa, do të përjashtoj nga komisioni. Me qetësi zonja Felaj! I kërkoj shërbimeve të Kuvendit, në rast se do vazhdojë këtë sjellje jo etike do marr masa për ta larguar nga Komisioni.

Zv.kryetari i komisionit Arben Pëllumbi në mënyrë të përsëritur tha që ne nuk e dimë po bëjmë mirë apo keq, kemi nevojë për një opinion nga SPAK. Unë në cilësinë e kryetares organizova një takim me kreun e SPAK.

Felaj: Keni shkuar aty personalisht.
Tabaku: Je duke prishur komisionin hetimor.

Boçi: Lëre të flasë!
Felaj: Për këtë gjë do mbajë përgjegjësi.
Boçi: Lëre të flasë!

Tabaku: Zonja Felaj është shembulli më i shëmtuar i mënyrës se si zonjat bëjnë politikë. Je e pakonceptueshme. Nuk ma humb dot durimin mua. Me gjithë respektin për gjithë qytetarët që po dëgjojnë, ju kërkoj ndjesë në emër të znj. Felaj. Unë nuk e ndërpreva kur po fliste, megjithëse po lexonte një deklaratë politike. E pakonceptueshme se si një zonjë mund të sillet kështu. A mund të pushosh të lutem. Qetësohu dhe pusho po të them! Ju lutem! Mblidh veten dhe pusho se je duke prishur mbledhjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb