Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me diskutime rreth çështjes së Projekt- Rezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil gjatë vitit 2021.

Gazment Bardhi është shprehur se duhet vendosur një rekomandim i posaçëm në mënyrë që Komisioneri i Shërbimit Civil të monitorojë sjelljen e administratës.

Nga ana e saj Bushka u shpreh se nga ana e saj opozita nuk e ka marrë seriozisht duke mos u njohur me raportin dhe zhvillimet e fundit.

“Argumenti që jepni nuk qëndron. Ne duhet të vëmë një rekomandim të posaçëm që Komisioneri i Shërbimit Civil të monitorojë sjelljen e administratës në zgjedhjet e ardhshme lokale”, tha Bardhi, duke shtuar: “Ne sot paguajmë për një vend pune 2 apo tre punonjës. Për shkak se kanë fituar gjyqet dhe janë miliona euro që shkojnë dëm sepse ju e keni zënë me një socialist vendin e punës. Keni hequr nga puna një profesionist dhe keni futur një patronazhist. Tani paguani edhe profesionistin sepse ka fituar me gjyq, edhe patronazhistin”, ka thënë Bardhi.

Çupi: Ne këtu ngremë shqetësime për zbatimin e ligjit. Zonja kryetare duhet të pranojmë të vërtetat. KMSHC duhet të marrë masa, jo thjesht të monitorojë. S’jemi këtu për të dëgjuar, port ë reflektohet.

Bushka: Ju vini dhe i nisni historitë nga e para, por nëse do ta kishit seriozisht do ti kishit marrë raportet dhe do të shihnit çfarë është bërë në këto vite. Lërini patetetizmat, ju nuk lexoni raportet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb