TIRANE- Një ditë pas përplasjes në seancën plenare të së enjtes, deputetët e mazhorancës dhe opozitës janë uluar në tryezën e Kryesisë së Kuvendit, në Komisionin e Ligjeve, për të diskutuar amendamentet e Partisë Demokratike për ndryshime kushtetuese për Kryeprokurorin.

Duke e cilësuar antikushtetuese zgjedhjen e Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e përkohshme, Partia Demokratike kërkon amendimin të Kushtetutës për t’i dhënë vendit, sipas tyre, një Kryeprokuror jo politik dhe që të ketë kaluar procesin e vettingut.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së komisionit, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se Prokurori i Përgjithshëm është shndërruar në zgjatim të Kryeministrit.

“Kryeprokurorja Marku është zgjatim i Ramës, dhe e gjithë struktura e Prokurorisë së Përgjithshme po shkon drejt politizimit. Nga 18 dhjetori, kanë ndodhur ngjarje të mëdha që rrjedhin nga një akt politik. Çështje të nxehta për kryebashkiakët e Elbasanit dhe Durrësit janë ndalur, janë ulur dënime në çështje të bujshme dhe të tjera çështje nën hetim po sabotohen e kapaku i këtij vendimi është ekstradimi i Nezar Seitit”, deklaroi Alibeaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb