TIRANË- Deputetët e PD-së, kanë përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kreut të Kuvendit, gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Pasi maxhoranca ka vijuar normalisht me rendin e ditës, deputetët e opozitës kanë braktisur mbledhjen.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se nuk mund të ketë axhendë pa folur për Metën duke ripërsëritur kërkesën për dorëheqjen e tij. Por nga ana tjetër Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa tha se për këtë çështje duhet të flasë më parë drejtësia, duke e quajtur kërkesën e opozitës absurde.

Ristani: U bë disa seanca kemi qëndrim të qartë. Nuk mund të ketë axhendë pa folur ju për Metën. Ilir Meta duhet të dorëhiqet nga kreu i Kuvendit. Të paraqitet para drejtësisë jo si kryetar Kuvendi që prokuroria të hetojë e lirë. Është gjendje skandaloze, 2 deputetë janë kërcënuar me jetë.

Xhafa: Pasi të flasë drejtësia, mund të flisni dhe ju

Ristani: Bashkohuni me ne që Meta të japë dorëheqjen

Xhafa: Për ne, kjo që thoni është absurde. Sa i takon standardeve ky vend ka parë çudira

Pas akuzave të deputetit Tom Doshi se kreu i Kuvendit porositi vrasjen e tij dhe të deputetit të PD-së Mhill Fufi, opozita ka kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e Ilir Metës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb