Në Komisionin e Sigurisë deputeti i PD Ervin Salianji, u shpreh se nuk ka kuptim që seanca të mos zhvillohet e hapur, duke shtuar se publiku duhet të jetë i informuar.

Nga ana e tij Nasip Naço u shpreh se nuk ka asnjë rrezik për tu fshehur siç u deklaruar nga Salianji, ndërsa shtoi se është dakord që mbledhja të zhvillohet e hapur

“Nuk kërkojmë të bëjmë publik sekretet shtetërore apo mangësitë që kanë Forcat e Armatosura, por pyetjet nuk janë sekrete.Jemi në seancën e pyetjeve . Ato që kanë sekret të bëjmë një seancë të dytë. Nuk ka arsye përse publiku të mos jetë i informuar. Ne i kemi diskutuar në mbledhje të hapur mangësitë dhe defektet. Sot nuk e di çfarë shqetësimi ka veçse të fshihen nga publiku disa elementë që duke qartë”, tha Salianji.

Nasip Naço: Nuk ka asnjë rrezik për fshehje, ka vetëm problem me procedurën…Unë jam dakord që mbledhja të bëhet e hapur.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: