Ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë, deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është ndalur tek vrasja makabre e 8 vjeçarit Mateo Vasiu,  nga 38-vjeçari Klodian Çalamani në Fier.

Në fjalën e tij Baçi tha se pushteti vendor dhe policia po bëjnë formalitete.

Nga ana e tij Ferdinand Xhaferraj tha se është detyra e secilit që të kërkojë informacion tek policia.

Xhaferaj po ashtu ka kërkuar në dëgjesë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon.

Është detyra jonë si komision sigurie të kërkojmë informacion tek policia sa herë ka shkuar inspektori i zonës! Duhet të thërritet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të raportuar, sepse është një nga rastet që mund të parandalohet, personi duhet të ishte në mbikëqyrje”, ka thënë Xhaferraj.

Nga ana tjetër deputetët e mazhorancës kërkuan që mos të politizohej kjo ngjarje kaq e rëndë dhe t’i lënë institucionet që të bëjnë punën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb