Debate në Komisionin për sistemin TIMS. Socialistët kanë kërkuar që dëshmia e ministrit të Brendshëm Taulant Balla të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se demokratët kanë kundërshtuar diçka të tillë.

Demokratët kanë kërkuar që dëshmia e Ballës të jetë e hapur dhe transparente.

Bardhyl Kollçaku: Ne duhet të lëmë pas shoun e madh, nuk ka nevojë për median, media ka publikuar çfarë ka ndodhur, të merren masa që mos përsëriten më. Deklarata e ministrit Balla duhet të jetë jopublike, pasi mund të ketë deklarata që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Asllan Dogjani: Taulant Balla duhet të përgjigjet për ato gjëra, që nuk përbëjnë sekret shtetëror. Siguria kombëtare është cenuar, kur Ervin Muça ka ndërhyrë në sistemin TIMS.

Deputetët e PS janë larguar nga mbledhja në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, pas debateve të forta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb