TIRANË

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, duket se ende nuk e ka gjetur konsensusin për veprimtarinë e punës. Mbledhja e sotme u shoqërua me debateve mes deputetëve, ndërsa shkak u bë kërkesa e propozuar nga PS, që sekretari të kundëfirmojë shkresat që vijnë në adresë të komisionit.

Për kreun e këtij komisioni, propozimi është në kundërshtim me ligjin, ndaj edhe nuk pranoi ta hedhë në votim, ndersa u zotua të bëjë publike, cdo shkresë e kërkesë që do i bëhet këtij komisioni.

Salianji: Propozimi është një kleckë tjetër frikë e PS per të shpërfaqur në publik që i dinë i madh e i vogël në këtë vend. Të bëjmë të mundur t’i administrojmë e të kalojmë në punë, mos merremi me cic mice të kota, ky është një propozim për të gjetur sebep që të çoheni prap e të largoheni. Kemi ligjin për komisionet hetimore,  problemi në këtë vend është që nuk kërcënohet e nuk ka frikë nga ligji. E për shkak të këtyre ndodhin edhe ngjarje si ajo e Fierit.

Alibeaj: E drejtoj une komision, në zbatim të rregullores rregullin e mban kryetari i komisionit thirrja është për qetësi. bëjini thirrje kolegut të jetë i qetë. Mos i flisni qytetarëve se nuk iu dëgjon njeri, e kam unë të drejtën për t’iu dhënë të drejtën të flisni.

Gogu: Ke marr në pronësi këtë komision, po shkel ligjin

Alibeaj: Z. Gogu, do të jap fjalën pasi të kërkosh fjalën nuk e kuptoj pse z Gogu është kaq i indinjuar pa asnjë arsye bëjini thirrje kolegut të marrë të drejtën për të folur. është e disata herë

Gogu: Kam bërë një kërkesë proceduriale prej fillimit të komisionit. Kryetari gjithmonë kur tundohet të shkelë ligji nga sirenat e partisë, kryetari shkel ligjin

Alibeaj: Ka skenar per të prishur veprimtarinë e komisionit. kërkesës suaj e kam për detyrë t’i bindem, nuk e kuptoj irritimin tuaj. I kam hyrë në hise z.Kollcaku po sipas ligjit, zv/kryetari ka një pozicion të privilegjuar. Meqë e bëtë një kërkesë për procedurë, sic është rregulli në komisione, rregulli e do të flitet edhe një nga pala tjetër.

Gogu: Në zbatim të ligjit për komisionet hetimore, propozoj që të parashikojmë që shkresat kunderfirmohen nga sekretari, ndaj ju ftoj që ta votojmë atë.

Alibeaj: Ilaritetit duhet t’i vije fundi. të kuptojmë mire çfarë ishte kjo kerkese. Ishte e tillë, që nuk janë njoftuar sekretarët. Përgjigjja është në ligj. Është rikthim edhe një herë i debatit që patëm për rregulloren. E drejta e cdo anëtari për të marrë prova dhe e drejta e kryetarit për ta drejtuar, për të ndjekur shkresat që dalin në funksion të së drejtës së hetimit. Shpërdoruam disa mbledhje për këto cështje. Kanë ardhur më shumë se gjysma e përgjigjeve të kërkuara si duket kërcënimi për kallëzim penal ka vepruar. Tani po shohim që hetimi është futur në rrugë të mbarë, dhe hajde të gjejmë pengesa. Këtë së paku t’ia kursejmë publikut. Sa i takon aktit të pahijshëm të marrjes së fjalës me dhunë… le ta harrojmë.

Ju paraqisni një propozim për të ndryshuar rregulloren, unë ju citova ligjin. Kërkesa që bien ndesh me ligjin për komisionet hetimore, që kanë qëllim të pengojnë të drejtën për të hetuar të cdo deputeti, s’kanë për ta parë dritën e hedhjes në votim prej meje. Ndaj kërkesa juaj gjendet e pabazuar dhe nuk do ecë.

Koçi: Shpërdorues detyre, po shpërndoron detyrën në mënyrë klasike. Nuk je ti lektor i komisionit. Mos jep leksione. Je modeli i leksionit të keq.

Alibeaj: Le t’ua njoftojmë të gjithëve cdo shkresë e kërkesë. Të jetë një praktikë që ta bëjmë edhe në të ardhmen. Asnjë shkresë nuk do dalë me firmën e kryetarit pa e bërë publike. Kjo është një gjë që zgjidh të gjithë cështjen.

Gjylameti: Të falënderoj për këtë gjest kalorësiak, dashamirësinë korrektesën qasjen ndaj ligjit, për aftësinë dhe kapacitetin e paarritshëm gjatë laktrimit. Kjo skenë është shumë e vogël për ju. Duhet të ishit në të tjera nivela, në skena botërore. I kërkoj kolegëve të mi të kenë durim të dëgjojnë këtë aktrim. Kontradiktor nga fjalia e parë në të dytën. Frymëzimi juaj duhet të ishte në Foltore jo këtu. Ju shoh si shembull, përsërisnit dy fjali në 37 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: