TIRANE– Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar ka ngjallur debate në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar të Edukimit, ku është thirrur për të raportuar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Që në nisje, deputetët e mazhorancës kanë replikuar me ata të opozitës, sa i takon thirrjeve të mëparshme që ky Komisionin i ka bërë ministres Kumbaro për të raportuar lidhur me projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

Kryetarja e Komisionit, deputetja demokrate Albana Vokshi ka replikuar me ministren Kumbaro, duke i kërkuar që t’i përgjigjet pyetjeve konkrete lidhur me këtë çështje, dhe të mos bënte raportime përgjithësuese.

“Më lejoni t’i përgjigjem pyetjeve tuaja. Sesi e formuloj unë fjalinë është e drejta ime”, tha ministrja Kumbaro, pasi deputetja Vokshi e ndërpreu disa herë duke i ripërsëritur pyetjen “A do të shembet Teatri Kombëtar?”.
vokshi teatri

“Përgjigjen e saktë do e japin instancat përkatëse”, tha ministrja.

“Nuk e ditke se çfarë pozicioni ke me sa duket”, reagoi Vokshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb