TIRANË

Debate në Konferencën e Kryetarëve pak para nisjes së seancës plenare. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se Partia Demokratike ka refuzon kërkesën e socialistëve që komisionet parlamentare të zhvillohen online.

Në konferencën e kryetarëve, PS ka kërkuar që mbledhjet e komisioneve parlamentare të bëhen online.

PD ka kundërshtuar me arsyetimin se kjo dëmton transparencën. “Kuvendi ka hapësira për të bërë mbledhje komisionesh normalisht”, është shprehur PD. Në përfundim maxhoranca socialiste ka vendosur që mbledhjet të jenë online.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb