GJIROKASTËR- Është shoqëruar me debate kostituimi i Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Shkak ka qenë mosrikandidimi i ish-kryetarit të këtij qarku Sulo Muçobegaj. Vetë Muçobegaj tha se fatkeqësisht nuk u arrit në një marrëveshje me aleancën e majtë për rikandidimin e tij për kryetar qarku, post për të cilin u vendos të kandidonte Armand Hila.

Pas debateve me këshilltarët, Muçobegaj propozoi emrin e tij për postin e kryetarit. Në përfundim të votimit Hila u shpall kryetar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër me vetëm 1 votë më shumë kundrejt ish-kryetarit Muçobegaj që mori 11 vota nga 23 të tilla në total.

Vetëm dy orë më vonë grupi i këshilltarëve të këtij qarku vendos të përjashtojë nga ky grupim ish-kryetarin e këshillit të qarkut Gjirokastër dhe kandidatin e vetëpropozuar për këtë post, Sulo Muçobegaj, për shkak të shkeljes së një vendimi politik, siç është ai i përcaktimit të postit të kryetarit të Këshillit të Qarkut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb