Me debate po shoqërohet seanca e sotme plenare, ku jashtë sallës opozita po mban një protestë. Gjatë fjalës së tij, Oerd Bylykbashi tha se gratë deputetë të PS-së po përdoren si çetë për të vrarë kushtetutën. Ndërkohë, Nikolla i ndërpreu fjalën.

“Ju do të mbaheni men si drejtuesja e Kuvendit që ka shkelur në mënyrë më brutale rregullat. Që te ky grup parlamentar i PS është noter i kësaj qeverie që ka firmosur aktet korruptive, ajo që është për turp sot, është se gratë deputete të PS po përdoren si çetë për të vrarë të drejtën Kushtetuese këtu.”, tha ai.

Nikolla: Të të vijë rëndë për fjalën që përdore për gratë e nderuara të këtij Kuvendi. Nuk të lejoj më të flasësh. Ta heq të drejtën e fjalës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb