Po zhvillohet me debate mbledhja e Këshillit të Mandateve, i cili është mbledhur për të vendosur për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Balla ka kërkuar nga deputetët e PD që të provojnë me fakte që Xhaçka ka fituar qoftë edhe një qindarkë, dhe kjo ka ngjallur debate mes palëve në sallë.

Pjesë nga debatet:

Balla: Përgjigjja ishte e plotë, e qartë dhe na konfirmon faktin se nuk kemi të bëjmë me parashikimet e nenit, pika 73.

Ndërhyn Bardhi.

Balla: Unë nuk ju ndërpreva, ju thoni gjithçka. Pra, në vlerësimin tim pyetja lidhet me parashikimet e nenit, pika 73, ku thuhet se fitimi është i matshëm me para.

Ndërhyn sërish Bardhi.

Balla: Nuk shkon kështu, e ndërpresim pra. Merreni me qetësi. E shoh që nuk e keni seriozisht këtë punë, e di që nuk e keni seriozisht, por mësohuni me rregulla. Dhe po më ndërpreve dhe njëherë tjetër kjo mbledhje ndërpritet. Nuk shkon tani, se na ka bërë dhe Saliu bashkëpunëtor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb