Është shoqëruar me debate diskutimi mes analistëve në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, në News24, mbi situatën e krijuar në selinë blu pas largimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Analisti Arjan Vasjari është revoltuar në studio, teksa është shprehur se Lulzim Basha ka shkelur statutin me largimin e Berishës nga grupi.

Nga ana tjetër, analisti Blendi Kajsiu është shprehur se PD nuk ka shkelur asnjë standard, pasi një standard të tillë e krijoi vetë me Tom Doshin. Kjo ka revoltuar Vasjarin, i cili është shprehur se Lulzim Basha rrezikon të asgjësojë Partinë Demokratike.

Pjesë nga diskutimet:
Vasjari: Basha del e ka kurajon të sfidojë kaq hapur demokracinë me mënyra staliniste. Kaq hapur nuk kam dëgjuar njeri, por që ky vetëm amerikan nuk është. Këta nuk e duan Amerikën për parimet e saj, por duan ambasadoren amerikane, për shkak se asaj shumë i ka kapur veshi.
Minxhozi: Berisha është në të drejtë sa i përket procedurës, por është amorale kjo që po bën. Nuk është aspak normale që një njeri të goditet në këtë lloj forme. Basha nuk mund të dalë e të thotë që e përjashtoj nga grupi. Kë përjashton ai?


Vasjari: Është tjetër momenti i një procedure politike të shkelur, këtu po flasim për një procedurë ligjore. Në procedura ligjore ose duhet të jemi të gjithë taksativë, ose nëse krijojmë precedentin, duhet të mbyllim të gjithë njërin sy. Nuk justifikohet Lulzim Basha për këtë që po bën.
Kajsiu: PD nuk po shkel një standard, sepse këtë standard e ka krijuar vetë me Tom Doshin.
Vasjari: Ajo po shkel statutin. Akti i Bashës është shumë i rëndë. Është kryetari i PD dhe i pari mbi të gjithë ka detyrë të zbatojë statutin e PD.
Kajsiu: A e justifikon kjo shkelje e statutin heqjen e ish-kryetarit?
Vasjari; Statuti është normë, është rregull.
Kajsiu: Po gjykojmë.
Vasjari: Gjyko sa të duash, statuti është statut. Mund ta gjykojmë Berishën për veprat e tij, për gjuhën e tij, po kur vjen gjuha te statuti, ai është rregull, është ligj. Akti i Lulzim Bashës rrezikon të asgjësojë PD-në në zgjedhjet më të afërta. Në zgjedhjet e 2025, PD nuk mund të fitojë kurrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb