TIRANE– Debate në pjesën e fundit të emisionit ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’.

Gjatë një lidhje telefonike për emisionin ish-deputeti i PS-së Koço Kokëdhima, aktualisht kreu i Levizjes ‘Zgjidhja’ deklaroi se emisioni ishte sponsorizuar nga kasta. Kaq mjaftoi që në studio të ‘shpërthejë’ debati, ndërsa ka ndërhyrë analisti Shpëtim Nazarko.

DEBATI:
Kokëdhima: Emisioni eshte i sponsorizuar nga kasta
Nazarko: Ti ke qene gjithë jetën pjese e kastave. E ke pafillën në vend. P**dhë me rigon. Ke ikur për lesh. Po jo mua të lutëm po më ofendon mua. Unë nuk vij më kurrë këtu.
Eni Vasili: Është e pamundur t’ju lejoj që të sulmo që në fillim
Kokëdhima: Kur unë flas është që ju të dëgjoni, kjo është elementarja. Paneli juaj duhet të heshtë kur flas unë.
Arjan Çani: Për kë e kishte kur the: ‘Jua ka sponsorizuar emisionin kasta’
Kokëdhim: Lubonja tha se në Shqipëri ska pluralizëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: