Deputeti opozitar Ralf Gjoni kërkoi sqarim se pse në listën që iu është paraqitur para ligjvënësve sot në Kuvend është vetëm një kandidat për Gjykatën Kushtetuese, ndërsa pohoi se kjo është një procedurë e jashtëligjshme. Ai theksoi se në këtë listë që do të duhet të miratohet sot, duhet të ishin 3 kandidatë dhe jo vetëm 1.

“Në që sapo parashtruat tani thatë se KED ka dërguar kandidaturën për vakancën në Gjykatën Kushteutee. Sipas kushtetuese, KED duhet të na dërgoj një listë me 3 emra, ju e dini këtë shumë mirë si juriste që jeni. Sot kam para meje një listë me një emër. Kushtetua më detyron që të përzgjedh 1 emër nga 3 emra në liste. Tani dua të di pse është futur një fletë e tillë votimi në kundërshtim të hapur me ligjin e cila u amendua e shkruar nga ekspert të OPDATE dhe Eurualis. Pse duhet ë votojmë në kundërshtim me rregullat? Sot dua të votojë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por jo kundër ligjit. Nëse diçka e tillë do të votohej në Francë, Angli, do bëhej skandal. Pse duhet të votojmë vetëm një emër dhe pse po thyejmë kushtetutën?! Ndaj zonja Hysi na e shpjegoji se pse sot deputetët ftohen që të thyejnë Kushtetutën!”, tha Gjoni.


Vasilika Hysi:
Faleminderit për adresimin e një çështje që e shikoni si të drejtë. Të nderuar kolegë me lejoni të sqaroj se Kuvendi me nenin 155 të Kushtetutës, i cili është ndryshuar me ligjin 67 të vitit 2016, gjyqtarët kushtetues janë 9, 3 nga të cilat propozohen nga Kuvendi. Kemi parasysh dhe ligjin për gjykatën kushtetuese. Ju keni sot përpara një kandidaturë të shqyrtuar në komisionin e Ligjeve, që ka bërë një procedurë transparente. Ju keni vlerësimin e të gjitha kritereve që kërkon ligji për anëtarin e Kushtetueses. Komisioni i Ligjeve për herë të parë me unianimitet i ka dhënë pëlqimin kandidaturës. Kuvendi e ka rishpallur vendin e lirë për këtë pozicion 4 herë. Ka pasur 4 herë thirrje për të plotësuar këtë vend të lirë. Kuvend e shpalli për herë të 4 këtë kandidaturë.

Ralf Gjoni: Faleminderit për shpjegimin goxha të detajuar zonja Hysi. Juve po më thoni se në kushtet e jashtëzakonshme ku gjendet republika e Shqipërisë, ku në 12 muaj nuk gjenden dot 3 emra që të garojnë për Gjykatën Kushtetuese, meqë kjo gjykatë nuk ekziston, ‘hajde thyejmë ligjin dhe mbushim këtë vakancë’. Më jepni mua të drejtën që të dal tek rruga dhe të marrin dy qytetarë dhe e bëjmë kështu. Po e kthejmë republikën në një treg të shëmtuar. Dua që Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë të funksionojnë dhe SPAK po ashtu. Përzgjedhja e kandidatëve në institucionet e drejtësisë, në kundërshtim të hapur me kushtetutën, e bën procesin të atakueshëm në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ndjej peshën e përgjegjësisë që sot të votojë një nga 3 emrat. Është e trishtë që sot duhet ta pranojmë se në 3 milionë banorë nuk gjejmë dot 3 veta që të garojnë për në Gjykatën Kushtetuese. Kjo tregon për karakterin dëshpërues ku ndodhet drejtësia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: