TIRANE- Aksioni i djeshëm i Policisë së Shtetit që u konkludua me sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës, ka shkaktuar debate në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’.

Teksa gazetari Basir Çollaku bëri një analizë të operacionit të djeshëm duke kritikuar veprimin e policisë, ka ndërhyrë ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi. Ky i fundit akuzoi Çollakun se po politizonte çështjen në fjalë. Sakaq, Çollaku nuk është ndalur ndërsa ia ka kthyer Klosit se ai mbron kryeministrin dhe ministrin Fatmir Xhafaj.

DEBATI
>Basir Çollaku:
Di që prokuroria ka vajtur shumë vonë në vendin e ngjarjes. Kreu i Antimafias italiane tha se merita i takon policisë. Kemi ndryshime deklaratash.

Klosi: Analizën e bën kallaballëku.

Çollaku:
Po po, thuaje…

Klosi: Ky fjalimi yt është politik.

Collaku:
Qesh, qesh
Klosi: Mos qesh se nuk më njeh fare.

Çollaku: Po si s’të njoh?! Këtu ke jetuar në Shqipëri

Klosi:
Ke dyfish më pak moshë sesa unë. Fjalimi yt ishte politik. Ti do që edhe ta përziejmë, por i ke gabim. Spo bëj analizë fare.

Çollaku: I keni të dhënat e pasakta

Klosi: Nuk bëhen kështu parashikimet, me paragjykime. Do të shash kryeministrin, ministrin, por nuk është serioze kjo. Po të qaj hallin.

Collaku: Detyra jote është që të mbrosh kryeministrin

Klosi: Mos mo, je djalosh i ri. Mos më trego mua ça po bëj. Duhet të vijë zor. Zor të të vij. Nuk nervozohem. Kam dëgjuar më shumë rëndë për mua.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb