Në mbledhjen e zhvilluar sot në Komisionin e Ligjeve, lidhur me çështjen e Hartës së re Gjyqësore, deputeti i PS Fatmir Xhafaj i ka drejtuar disa pyetje ministrit të Drejtësisë Ulsi Manjas, dhe kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagam.

Xhafaj fillimisht iu drejtua me pyetjen nëse ka mundësi që ky proces për shkrirjen e gjykatave, të bëhet përmes disa proceseve, në mënyrë që dhe qytetarët të përgatiten.

Po ashtu ish-ministri i Drejtësisë, shtroi pyetjen nëse është marrë në konsideratë kostoja e qytetarit si pasojë e kësaj harte të re gjyqësore, si dhe nëse është matur se cila duhet të jetë shpejtësia e prokurorit në një vendngjarje.

Llagami dhe Manja u shprehën se për çdo propozim dhe ide për hartën e re gjyqësore, është bërë hap pas hapi me ekspertët.

Pjesë nga diskutimi:

Fatmir Xhafaj: Mua më rezulton që ata nuk kanë dhënë një opsion, por tre, studimi i vizibilitetit ka qenë vetëm për Gjykatat e Apelit. Opsionin që keni ju, një opsion të ndërmjetëm dhe një i ndarë në dy faza, pyetja ime është; është marrë në konsideratë kjo dhe a kemi mundësi ta bëjmë proces në dy faza, që të përgatisim qytetarin, veten, kemi tre vjet e s’kemi ndryshuar mendjen tona për reformën në drejtësi… e dha një zgjidhe ministri, e sforcuar por në kushte aktuale…

Çështja shtrohet; sa kohë keni një mendim të ekspertizës, një zgjidhje të ligjvënësit,  kemi mundësi ne që të bëjmë disa zgjidhje të ndërmjetme?

E dyta që është me Këshillin dhe Ministrin. Ne këtu po i marrim kostot e shtetit po ia kalojmë qytetarit, duke qenë gjyqtari i fiksuar, koston e tij po e merr qytetari, ndërkohë që ne mund të bëjmë një zgjidhje që edhe gjykimet të jenë atje ku janë gjykatat sot, jo vetëm shërbimet. Pra pyetja është: kush u peshon më shumë, kosto e qytetarit përmes avokatit, apo kostoja që do përballojmë nëse ne lëvizim më mirë trupën gjyqësore?

E treta, e kam të vështirë nuk e kuptoj sot nga përgjigjet e KLP, dhe se kuptoj pse nuk është prokurori i përgjithshëm sot këtu… mirë këtë çështjen e gjykatës, mbase kam mbetur unë pas, për tu parë është, pyetja ime është: kemi matur mirë se cila duhet të jetë shpejtësia e prokurorit në vendngjarje, kjo zgjidhje kaq drastike e jep këtë efekt? Sot do dëshiroja të dëgjoja disa argumente.

E fundit, mënyra si e trajtoi zonja Skëndaj e komitetit shqiptar të Helsinkit, është që aludoi, ndjesë,  por do ta them si e kam kuptuar, që zgjidhja te kapelet është bërë në influencën e vetë gjyqtarëve për të qenë në një apel të vetëm… unë po shkoj përtej dhe po hamendësoj, kjo mos është pjesë e influencës dhe lobitmit që nuk na lejoj të kemi zgjidhje me faza?

Naureda Llagami: Pa diskutim do kemi kosto, njerëzore, sociale, e pë këtë arsye kemi qenë hap pas hapi me ekspertët. Gripi ka qenë grup i përbashkët pune, dmth në çdo ide dhe vlerësim pyesnim ekspertët. Ju nuk na jepni dot një argument që është e gabuar, ne nuk na rezulton se është e gabuar metodologjia. Ishte proces për herë të parë. Në fund vendimin e mori grupi i punës pas sugjerimit të ekspertëve që ishin aty.

Lidhur me lëvizjen e trupës gjyqësore, kemi kuptuar që nuk është efecientë në situatën që jemi sot, nëse ai lëviz…. kjo është pjesë që do rivlerësohet nga këshilli. Kemi marrë parasysh lidhur me mënyrën e implementimit. Duhet të kemi minimumi një afat 6 mujore, për të pasur aktet nënligjore. Lidhur me aludimi që zgjidhja e Apelit vetëm…  nëse flasim sot për Apelet, kemi situatë që gjykohet Gjirokastra  ne delegojmë gjyqtarë në 2021… propozohet që nëse do bëhet një Apel, do jetë për një periudhë të shkurtër, ajo që ne do garantojmë është që askesi në gjykimin e çështjes do jetë i njëjtë për të gjithë. Sot kanë të njëjtat të drejta qytetari, si ai i Tiranës dhe ai i Konispolit. Nëse çështja fle gjumë për qytetarin e Dibrës e Krujës dhe mbaron çështja në Korçë, kjo nuk është drejtësi. zgjidhja është që për këshillin e lartë gjyqësor, është që askesi të jetë njësoj për të gjithë. Dhe kjo është në drejtësi në fakt… dhe një merak për gjyqtarët, kemi një mekanizëm që gjyqtarët vijnë nga shkolla e magjistraturës. 

Ulsi Manja: kjo punë do durim dhe dua ta falënderoj Xhafaj për konsideratë për grupin e punës dhe për parashtrimet që bëri. Sigurisht që  jam si ministër drejtësie edhe për të bërë avokatin e reformës në drejtësi. e dinim që do kishte vështirësi por nuk mund të drejtojmë gishtin të reformë. Dhe mosmiratimin e hartës së re e shof si mungesë të komponentë të moszbatimit të plotë të… edhe harta e re gjyqësore është reformë në vetvete. Sot jam për të thënë, po ky ligj ka garantuar një proces, hallkat e të cilit i kemi respektuar. Nuk pranoj si ministër për procedurën dhe procesin, asnjë lloj hije dyshimi për grupin e ekspertëve që kanë punuar për hartën. Gjyqtarët që kemi janë aset, s’kanë përtuar të shkojnë të punojnë në vendet më largëta të Shqipërisë kur Shqipëria s’kishte shtet… unë dua, jam dakord që kemi mundësi të garantojmë akesesin e qytetarëve në drejtësi, por nuk është vetëm distanca fizike, sepse askush nuk pyet se çfarë cilësie marrin qytetarët në gjykatat e vogla! Harta në variantin e sjellë nga grupi i punës, është produkti më i mirë i mundshëm. A duhet të zbatohet me faza? Po. Gjatë muaj pas miratimit do hyjë në fuqi harta. Do ketë një fazë tranzitore. E kemi thënë, për të edukuar qytetarët me frymën e ligjit. Nuk do implementohet shkrirja menjëherë për gjykatat e shkallës së parë. Konceptin e degëve të përhershme është problematik, ia kam thënë kryetares se KLGJ, por për degët e përkohshme është mundësi që neni 90 i kërkon KLGJ të rivlerësojë numrin e gjyqtarëve… dua të falënderoj KLGJ  dhe ekspertët, sa i përket transparencës, me lejoni por ka pasur nga grup i punës që për tre vjet me radhë,  ndoshta jo me transport publik, e kanë shkelur gjykatë për gjykatë dhe jo vetëm janë bërë konsultime publike, 8 tryeza konsultime publike, dhe që sigurisht nuk mund t biem dakord për cdo gjë, por kemi respektuar procedurën. Pse jo dhe nga kjo dëgjesë janë mbajtur shënime, mos dyshoni te ne se me të njëjtin seriozitet e kemi trajtuar dhe e çështjen e askesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: