TIRANË- Komisioni i ligjeve diskuton nen për nen kodin e punës. Deputeti demokrat Eduard Halimi tha se personat e larguar nga administrata publike dhe institucione të tjera publike nëse ka fituar gjyqin në Gjykatë Administrative duhet të rikthehen në punë.

“Nëse një person është liruar pa të drejtë dhe fiton të drejtën e rikthimit në punë nga gjykata duhen rikthyer në punë. Me këtë nen që keni vendosur i hiqet e drejta.

Ndërsa zëvendës ministrja e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Gentjana Sula tha se për këtë ndryshim në kodin e punës i jemi referuar Spanjës dhe Italisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb