TIRANE- Koncensioni i TVSH-së ka ngjallur debate mes ministrit të Financave, Shkëlqim Canit dhe deputetes së PD-së, Jozefina Topalli. Gjatë fjalës së tij, Cani pohoi se koncesioni nuk është për mbledhje TVSH, por një platformë.

Ai tha se partneri privat do marrë fitim nëse kalon të ardhurat. Ndër të tjera ai deklaroi se Qeveria ka kërkuar që të rritet transparenca fiskale.

Fill pas kësaj, reagoi dhe deputetja e PD-së për Shkodrën, Jozefina Topalli, ndërsa iu kundërpërgjigj Canit se ka qenë vetë ministri se koncesioni është i papranueshëm. Ndër të tjera ajo akuzoi koncesionin e TVSH e merr vëllai i kryeministrit.

“I ke shkruar letër kryeministrit për koncesionin. I ke thënë kryeministrit që koncesioni ka rrisqe. Koncesionet deri 100 milion euro janë me firmën e kryeministrit”, i tha Topalli ministrit Cani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: