Marrëveshja për Portin e Durrësit ka ngritur reagime kundër ndërsa ka marrë fokusin dhe është kthyer në debatin e kryesor.

Në emisionin “Open”, ndërsa folën për këtë marrëveshje, drejtori i Neës24, Robert Rakipllari theksoi se nuk ka aspak transparecë duke shtuar se kryeministri Rama nuk ka pse të jetë i shqetësuar nëse mendon se ka sjellë një investitor siç ai e përshkruan.

Pjesë nga biseda:

Dritan Hila: Gjuha e përdorur nga kryeministri nuk është normale. Të dyja palët përdorin këtë gjuhë. Por problemi është ku do të shkojë Porti i Durrësit? S’më intereson si po e intereson Rama këtë punë apo Paloka. Jashtë çdo logjike që ky port të bëhet në Porto Romano. Mendohet që do bëhet dhe një rafineri. Pra nëse ne jemi duke bërë këtë projektin e mrekullueshëm të Al abbarit pëe të çuar portin e Durrësit me koncesion Kastratit, atëherë këtu lajmë duart.

Duka: Sot anijet po punohet në mënyrë private,. Kastrati e ka.

Rakipllari:  Ose ta zgjidhim të gjithë publik, ose të gjithë privat.

Hila: Marinat kështu jepen sepse nuk privatizohen.

Duka: Porti ekzistues që ka qenë dhe që do kthehet në port jahtesh, fitimet ishin 4-5 mln euro në vit. Tani thuhet 500 ml euro do investohen… Tani sa vite do të duhet që të lahen. Por sot për sot mbi 50 % e popullime të anijeve bëhen. Sot anijet hyjnë me rimorkiator. Nëse Durrësi nesër ngel pa port është problem i madh. Se ngelet gjithë Shqipëria.

Hila: Kjo i duhet kërkuar kryeministrit.

Rakipllari: Ka mungesë të plotë transparencë dhe nëse kryeministri po sjell një investitor të madh nuk ka arsye përse të fyejë gjithë dynjanë, por të bëjë transparencë. Por ai sulmon. Kryeministri nuk bën transparencë, ku do të shkojë porti? Ç’pjesë do zërë? Plani strategjik është pallate dhe hotel. Kryeministri i një vendi demokratik del dhe jep llogari.

Hila: Strategjitë e opozitës dhe kryeministrit në parlament nuk jam kompetent. Unë them se Shqipëria nuk ka turizëm cilësor.

Rakipllari: Do të blejnë njerëzit pallate atje,.

Hila: 500 mln do investohen në Porto Romano

Rakiplari: Reagimi i Ramës erdhi pasi Alibeaj doli në parlament dhe tha nuk ka transparencë.

Rakipllari: Nëse po kryeministri po sjell investitor të madh, s’ka pse të fyejë, të bëjë transparencë

Lubonja : Edi Rama është i sëmurë vuan nga narcizimi malinj dhe e njeh psikologjia mënyrën se si reagon. Narcizizmi është dashuri e pafundme për veten me të cilën mbrohet dhe kur këtyre njerëzve u thua një të vërtetë, kanë sulmin mekanizëm mbrojtës dhe jo aftësinë për të dëgjuar. Një njeri normal hap debatin. Ndërsa njerëzit e sëmurë dhe me pushtet më tepër, thyejnë pasqyrën, nuk ka aftësi për dialog. Kjo është një traumë e thellë që e kemi pasur të gjithë, por ky  e ka më të ekzagjeruar. Ne nuk kemi kulturën e dialogut. Është e qartë që është mekanizëm mbrojtës rasti aktual siç bën me mediat që i quan kazan, kur i thonë të vërtetën. Ka shkatërruar cdo dialog, në partinë e vet mbi të gjitha. Por një kryeministër mund të çmendet, por s’të lë partia, por në këtë rast mendoj që duhet menduar gjatë se si reagohet ndaj këtij njeriu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb