Edhe sot në Kuvendin e Serbisë ka pasur debate të nxehta mbi çështjen e Kosovës mes presidentin serb dhe opozitës.

Aleksandar Vuçiç shkoi në Kuvend me një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias si provë për të demantuar një fotomontazh ku shihet Vuçiç dhe Kurti, për të cilin e akuzoi se e ka bërë një deputet.

Vuçiç për këtë fotografi u përplas me deputetit e DS-së, Srdan Milivojeviç, të cilit i tha se në vendin e Dendias kishte vendosur fotografinë e tij afër Kurtit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb