TIRANË- KLD ka rrëzuar dje kërkesën për shkarkimin e gjykatësve të Sarandës Rasim e Enkelejda Doda.

Siç mëson “BalkanWeb” bashkëshortët Doda ishin nën hetim për çështje pasurie por Prokuroria e Elbasanit kishte dalë në përfundimin e hetimeve që pasurinë dy gjykatësit e kishin vënë në mënyrë të ligjshme, e për këtë arsye KLD-ja nuk i shkarkoi.

Ky rast por jo vetëm ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e djeshme të KLD-së, midis ministres së Drejtësisë dhe anëtarëve të KLD.

Ministrja kërkoi shkarkimin e 10 gjyqtarëve për shkelje të rënda që cënojnë figurën e gjyqtarit dhe marrjen e masave të tjera disiplinore për 3 gjyqtarë.

Aktualisht KQZ po shqyrton shkarkimet për 10 gjyqtarë nga rrethe të ndryshme të propozuar nga paraardhësit por edhe ministrja Gjonaj.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: