Janë shënuar sërish debate në Komisionin e Inceneratorëve. Kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku është “përplasur” me nënkryetaren, Ermonela Felaj.

Debati ka nisur kur deputetja Felaj deklaroi se kërkon nga SPAK të ndjekë penalisht zonjën Tabaku, që sipas saj po shkel ligjin.

Nga ana tjetër, Tabaku tha se Felaj është modeli se si mbrohen personat e përfshirë në këtë aferë, ndërsa shtoi se nuk duhet të ishte anëtare në komision për shkak se ka qenë vendimmarrëse në këtë proces.

Felaj: Zonja Tabaku në mënyrë flagrante shkon e zhvillon takime dhe i përdor publikisht për të thënë kemi marrë mbështetje nga SPAK. I kërkojmë SPAK të marrë këtë qëndrim dhe të fillojë ndjekjen penale ndaj zonjës Tabaku. Po shkel ligjin pikë për pikë. Po e bën si personi më karrierist që është bërë në Kuvend.

Tabaku: Komisioni diskutoi me SPAK mbi sugjerimet e kolegëve.

Felaj: Mos manipulo, të lutem.

Tabaku: Unë s’e ndërpreva zonjën Felaj të fliste. Atë fjalim duhet ta bënte përpara SPAK. Për të gjithë të interesuarit. Qetësohu dhe pusho, mblidh veten, pusho po të them. Pusho. PS është krenare që Felaj u kthye nga pushimet jashtë dhe erdhi me fuqi të plota për të punuar në këtë komision. Këto kolegë deputetë, vijnë në këtë komision dhe duan të marrin peng punën e komisionit. Duan të pengojnë hetimin, e ajo nuk duhet të ishte si nën kryetare e komisionit, ndërkohë që bën kallëzim për mua, bëje edhe për Manjën e Veliajn. Bëje edhe për anëtarët e tjerë sepse keni qenë pjesë vendimarrëse në dhënien e koncesionit. Secili prej nesh ka një detyrë shumë të rëndësishme, veç bërjes publike të fakteve, duhet të durojmë këtë sjellje, këtë arrogancë, nga këta persona që duan të mbrojnë veten. Ne duam të bëjmë transparencë. Felaj është shembulli më i mirë i këtij modeli. Unë e respektoj ligjin dhe kam frikë nga ai. Sigurisht në fund të ditës jemi si njerëz politik, por në asnjë moment nuk kam prekur asnjë gërmë nga puna. Kush ka shkelur ligjin ka përfitime personale. Ju siguroj që edhe ky kallëzim i radhës, siç ka bërë Zoto e Mërtiri, ma bëri edhe Felaj sot, të njëjtin kallëzim siç ma kanë bërë të tjerët. I kuptoni detyrat politike që ka secili, në këtë komision të bllokojmë hetimin. Zonja Felaj e bën këtë në mënyrën më të mirë. Për të gjitha zonjat në politikë një shembull që nuk duhet të ndjekim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb