Këtë të martë është mbajtur seanca e radhës e Komisionit të Hetimor për Inceneratorët, ku ishin thërritur në cilësinë e dëshmitarëve, administrator i inceneratorit të Elbasanit.

Deputetët anëtarë të Komisionit kërkuan nga administratori disa raporte, mes të cilave do të zbulojnë nëse ka pasur apo jo shkelje. Po ashtu, gjatë debatit u shënua edhe një debat mes deputetes Anila Denaj dhe deputetit Helidon Bushati.

Pjesë nga debati:

Arapi: Nga momenti që jam futur si administrator i këtyre kompanive nuk likuidoj asnjë fond. Kam detyrime për të shlyer dhe nuk i kam shlyer. Unë realisht likuidoj vetëm disa fatura që kanë ardhur në doganë, janë pjesë e procesit dhe nuk likuidoj asnjë faturë tjetër.

Këlliçi: A mund të na vini në dispozicion fatura para vitit 2021, sepse ju i keni në dispozicion?

Arapi: Të gjitha faturat që kanë të bëjnë me shpenzimet që janë likuiduar i ka organi hetimit. Janë marrë njësitë përkatëse të tyre dhe për sa kohë janë në proces hetimi nuk kam fatura të tjera, kam vetëm përmbledhëse. Për shoqëritë e tjera duke qenë se nuk janë pjesë e hetimit, këto fatura janë pjesë e kontabilitetit. Është volum i madh.

Spaho: Të gjitha detyrimet janë te 100 mijë dollarët, këto do të shlyhen me të ardhurat e inceneratorit? Dëgjova që detyrimet e prapambetura janë 5 mln euro, sipas bilancit të dorëzuar.

Arapi: Komunikimi me zyrën e financës është shkresor. Janë të ilustruar të dhënat. Ligji për administrimin e pasurive ka përcaktuar dhe nuk i njeh si detyrime të prapambetura.

Bushati: Sa është rezultati financiar për 2020 për Elbasanin.

Arapi: Bilanc përfundimtar në kushtet e të ardhurat nga energjia elektrike dhe tarifat e vendosura është zero.

Bushati: Zhurmuesin mos e bëni, nuk sjell lekë.

Denaj: Mos m’u drejtoni kështu mua.

Bushati: Nëse orari është i zhurmës, na thoni, e ndalim.

Denaj: Po e thua ti këtë…

Bushati: Gjatë këtij muaji që po administroni koncensionin e Fierit, ka pasur vonesa, sepse dihet që jemi me vonesë. Keni raport përmbledhës dhe nga kanë ardhur këto vonesa?

Arapi: Unë zotëroj kapitalet në ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit, nuk kam raport sepse nuk ka përfunduar mbyllja e kontratës, kur të përfundojë do të nxjerr bilancin. Ne si institucion marrim grafikun e punimeve, ne aktualisht nuk kemi lënë asnjë moszbatim të kontratës.

Bushati: Mund të sillni raportet tre mujore që koncensionari të raportojë pranë autoritetit kontrator për ecurinë e punimeve dhe vonesat. A mund t’i kemi këto raporte për Fierin?

Arapi: Do i drejtohemi koncensionarit për të na i vendosur në dispozicion dhe do ua sjellim. Ne nuk i disponojmë sepse janë praktika që mbahen në dosjet e koncensionarit.

Shalësi: Nuk kam ndërhyrë gjatë ditës së sotme, ka rreth 2 orë e gjysmë duke vijuar me pyetje. Ju e dini qëndrimin tim. I respektoj kolegët e opozitës për pyetjet. Kam një kërkesë për të qenë sa më efikas, duke marrë në konsideratë numrin e madh të dëshmitarëve, do i kërkoja kolegëve të jemi racional te pyetjet duke shmangur interpretimet apo komentet pasi bëhen pyetjet. Dua t’i kërkoj kolegëve se nuk kemi atributin e hetimit. Zot i hetimit është prokuroria dhe gjykata. Sa më racional të jemi ne aq më efikas do të jemi. Pa dashur të vendos në dyshim pyetjet. Ajo që ju kërkoj është mbarëvajtja e seancave të tilla dëgjimore, kur duhet t’i përmbahemi planit të hetimit dhe rolit tonë që nuk mund të zëvendësojë as prokurorinë e as gjykatat. Debatet e sotme duhet të na shërbejnë për të qenë racional. Ne do të donim të kuptonim më mirë. Ju keni një rol përtej nesh në moderimin sa më adekuat të mbledhjes. Jashtë është një zotëri në moshë që ka 1 orë e ca që pret. Duhet të jemi sa më efikas edhe në mënyrën se si i drejtohemi pyetjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb