Me debate dhe ironi u mbyll mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS-in. Mes ironisë deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti tha, duke ironizuar se mbledhja e radhës duhet të zhvillohet kur të ketë opozita protestë.

Kreu i komisionit, deputeti demokrat Ervin Salianji iu përgjigj deputetes socialiste, por në këtë moment ajo edhe kolegët e saj të PS nisën të largoheshin nga mbledhja.

Nuk e kam mbyllur, ikët prap, e keni ves. Çfarë e keni këtë që ikët me vrap? Protestën e kemi ne, më të gëzuar janë këta të PS, ikën. Çfarë keni ju që ikni? Ja ikën prap. Unë këtë dua që t’ju përzë ju të PS-së…”, iu drejtua Salianji deputetëve të PS.

Pjesë nga debati

Gjylameti: Propozoj që mbledhjen e ardhshme të Komisionit, ta lëmë në ditën që do të vendosni për protestën e ardhshme sepse do të jemi shumë më tepër eficentë në kohën tonë.

Salianji: E pranoj kërkesën e Gjylametin, e kuptoj që e ka shqetësim por duke shfrytëzuar edhe propozimin e Gjylametit kushdo që ka mundësi t’i bashkohet protestës në orën 11:00 para Bashkisë dhe vazhdojmë prap. Do të vini në mbledhjen tjetër dhe do thoni e kisha me shaka, por unë e thashë, kështu që ju faleminderit. Njoftimi për mbledhjen e ardhshme do të bëhet pasi të diskutojmë me kryesinë e Komisionit. Nuk e kam mbyllur, ikët prap, e keni ves. Çfarë e keni këtë që ikët me vrap? Protestën e kemi ne, më të gëzuar janë këta të PS, ikën. Çfarë keni ju që ikni? Ja ikën prap. Unë këtë dua që t’ju përzë ju të PS-së, protesta bëhet nga opozita këta janë më të gëzuar që të ikën. Shyqyr arritëm në dakordësi edhe në këtë ditë, e mbyllim dhe faleminderit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb