Në Komisionin e Ligjeve, është duke u diskutuar buxheti i vitit 2022. Mirëpo nuk kanë munguar debatet mes deputetëve.

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, se çfarë do të ndodhë me procesin e Vettingut, por edhe me 13 koncesionet dhe cilat do të jenë kostot e tyre.

Ministrja u përgjigj se do të rritet buxheti për zgjatjen e Vettingut, ndërsa shtoi se koncesionet e vitit të ardhshëm do të jenë më të pakta se sa koncesionet e vitit aktual.

Alibeaj: <1. Keni parashikuar lidhur me KLGJ KLP shtesë fondi për vitin 2022 për shkak se sipas parashikimeve kushtetuese atyre u shtohet një aksion ligjor që është zhvillimi i vetingut? Nëse po, sa?   2. Thatë që keni dyfishuar mbështetje financiare për SPAK. Mund ta dimë cila ka qenë arsyeja apo justifikimi të mbështetjes financiare për SPAK. Keni bërë shumë mirë, por do të duhet të dimë arsyet thelbësore sep përsë ka ndodhur ky dyfishim?   3. KLGJ ka filluar punën lidhur me hartën gjysore e cila sipas legjendës urbane thuhet se mund të suprimojë një sërë gjykatash të shkallës së parë madje dhe apelesh në shndërrimin e tyre në një të vetme, mund të mos jem i saktë për sa kohë nuk ka transparencë, keni parashikuar ju lidhur me këtë ngjarje të pritshme?   4. Në lidhje me avokaturën e shtetit, arbitrazhin, sipas inaformacionit që unë kam janë të paktën 6 çështje në arbitrazhin ndërkombëtar, disa kanë përnfuduar disa janë pezull. Ka përfunduar çështja e Beçhett-it dhe një çështje Valleria Italia SLR. E para është 108 milionë euro, plus kostot e avokatisë dhe apelit. 550 mijë euro është çështja tjetër. Janë edhe katër çështje të tjera. ACTOR dhe Copri, pretendimet e të cilave është 45 milionë euro. Dondi dhe Cubotta, 90 milionë euro, Arca Energy Acernya, pretendimi i të cilëve është 110 milionë euro dhe e fundit Durrës – Kurum shipping 100 milionë euro. Në total 450 milionë euro. Çfarë keni parashikuar ju, lidhur me detyrimin për të paguar këto vendime të gjykatave të arbitrazhit. Sa? Nëse po, dhe kur, prapë nëse po. Në lidhje me avokaturën e shtetit.   5. Në lidhje me të dëmshpërblimin e të përndjekurve dhe pronarëve. Ju thatë se për të përndjekurit janë vendosur 1 miliard lekë. Me këto ritme 1 miliard lek për të përndjekurit dhe 5 miliard lek për pronarët, keni bërë parashikim se për sa vite në të ardhmen shteti shqiptar do të mundet të shpërblejë dhe dëmshpërblejë të përndjekurit dhe pronarët?  
6. Nga projektbuxheti keni parashikuar 13 PPP. A mund ta dimë siclat janë? Kanë një emër, një objekt se për çfarë bëhët fjalë?
 
7. Keni parashikuar në buxhet se nga 2 PPP-të, bëhet fjalë për dy inceneratorët Elbasani dhe Fieri keni parashikuar se në vitin 2022 do të jepni, 18 milionë euro. Për Fierin kujtoj që në vitin 2020, në shtator, Rama për Fierin tha opublikisht, në shjetor 2020 përfundon inceneratori i Fierit dhe dhe do të fillojë nga puna. Një nga plagët më të mëdha që ka ai qytet. Fieri u helmua si edhe Lushnja. Në buxhetin që keni prezantuar keni parashikuar 18 milionë euro të tjera. Sa janë këto para të tjera që gllabëron inceneratori i Fierit, djeg para, jo plehra dhe cila është arsyeja për sa kohë kryeministri ka thënë se ka përfunduar investimi. Për çfarë jepen?

Ibrahimaj: Sa i përket dyfishimit të buxhetit për SPAK-un, kryesisht ka lidhje me kërkesat që kanë ardhur për plotësimin e BKH. Ne me transparencë totale, kemi të publikuara të gjitha rastet që janë në arbitrazh. Është avokatura e shtetit, e në fund të procedurave totale, i drejtohet ministrisë së financave me shkresë që të bëhet pagesa. Arsyeja që ne i prezantojmë këto të dhëna, bëhet për përgjegjshmërinë e Ministrisë së Financave. Këto janë praktika buxhetore që parashikohen nga Ministria e Financave, në mënyrë që të kemi kapacitetin financiar për të munësuar pagesat. E njëjta gjë vlen edhe për proceset. Janë 13 koncesione, në total pagesa për koncesionet janë të [parashikuar në vlerat e 14,5 mld lekë. Fondet që do të shkojnë për koncesionet në vitin 2022 janë më të vogla se sa viti 2021. Sa i përket pagesave për ish të përndjekurit politikë, ne mundohemi që këto pagesa të bëhen sa më parë. Në vitin 2022 është parashikuar 1 mld lekë. Ne mundohemi që këto fonde t’i japim sa më shpejt të jetë e mundur.

Sula: Nuk keni pse i jepni fjalën. Ministrja s’mund të iki.

Alibeaj: Ju thashë të mbani shënim të gjitha pyetjeve, nënqeshja juaj zonja ministre nuk tregon seriozitet.

Ibrahimaj: Sa i përket koncesioneve, përgjigjen e ktheva, paratë për koncesioneve ne i kemi transmetuar të gjitha, janë publike. Në incineratorin e Fierit janë harxhimet mbi 600 mln lekë, më pak se viti aktual.

Felaj: Cilat janë kategoritë e punonjësve që do të përfitojnë pagë të rritur dhe cilat do të jenë kategoritë e brishta që do të përfitojnë pagë të shtuar sipas këtij buxheti.

Ibrahimaj: Në buxhetin e vitit 2022 janë parashikuar rritje të pagave, për arsimin, shëndetësinë, mbrojtjen, punonjësit e burgjeve dhe disa në institucionet e drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb