Një debat ka nxitur propozimi i ri i të Damian Gjiknurit për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Drafti prej më shumë se 100 faqesh i është dorëzuar anëtarëve të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, teksa deputetët e opozitës parlamentare kanë akuzuar se nuk e kanë lexuar pasi sot i është bërë me dije.

Korab Lita ka kërkuar zgjidhje për listat e hapura, teksa Andi Përmeti kërkoi pushim për të lexuar draftin. Ndërkohë Ralf Gjoni është treguar më i ashpër pasi e ka akuzuar si një iniciativë që bie ndesh me Kushtetutën, teksa thekson se i qëndron deri në fund propozimit të tij të 17 janarit për lista të hapura.

KORAB LITA: Dy pika që na ndajnë, pragu, që pak a shumë mund të gjendet zgjidhje. Por pika ku jemi më larg, është listimi i kandidatëve të partive politike. Që diskutimi të shkojë nen për nen, duhet të diskutojmë paraprakisht këto dy nene dhe më pas të vazhdojë.
Listimi i listave është problem i brendshëm. Ndryshimet kushtetuese që kemi miratuar janë të qarta. Lënë 2/3 hapur. Nëse ekziston vullneti i dy palëve, mund të bëjmë një nen me dy pika për t’i dhënë mundësi partive. Mund të bëjmë në nen që i japim të drejtë partive që sipas dëshirave të deklarojnë si të duan. Nëse PS do rilistim me numra, dhe ka një zonë të mbrojtur, të marrë mandatet e veta le t’i ruajë dhe më pas t’i listojë si të dojë.

 

ANDI PËRMETI: Kemi e-mail që na njoftoni. Unë dua të vij në 11:00, dhe jo në 8:00 dhe të thuash e ke përpara të shkruar. Të lexoj 100 faqe unë se ku e ke ti ndryshimin, dhe mos njoftohem me e-mail është shkelje proceduriale. Ti mund ta ndryshosh nenin, mund ta kërkosh paraprakisht. Të gjithë po kërkojnë faqet. Askush nuk di çfarë është shkruar. Kjo është e tepërt. Ose ta lexojmë paraprakisht, ose të shtyjmë mbledhjen. Ta lexojmë e të shohim çkeni bërë. Kjo dhe për meritë të Damianit, i keni aq të komplikuara formulat sa i keni aq të mbyllura po doni ti shisni si të hapura listat.

 

RALF GJONI: 17 janar, 9 muaj, kam dorëzuar një nga projektligjet më të mira të shkruara ndonjëherë në historinë e Kuvendit. Këtu ka firmosur Gramoz Ruçi, dhe i ka kërkuar Hajdarit e Gjiknurit ta shqyrtojnë.

Nuk e dija që Damiani ka më shumë forcë se Ruçi. Bravo të qoftë Damian. Nuk bëhet kështu parlamenti. Kush ka punuar 24orë në një ambient profesionale në jetën e tij, si mund 100 e ca faqe të na vihen këtu përpara syve, që i negocion Damiani me njerëzit e Lul Bashës. Dhe ne përdoremi. Unë i qëndroj deri në fund propozimit tim. Keni 200 mijë shqiptarë minimumi që mbështesin ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. Doni pëveçse të talleni me shqiptarët, me deputetët e opozitës, doni të kaloni fët e fët iniciativa që shkojnë ndesh me Kushtetutën.

MYSLIM MURRIZI: Zoti krytar, përderisa anëtarët e komisionit janë të panjohur me propozimin e ri të Damianit. Të bëhet një pushim.

Propozimi i ri i Damian Gjiknurit të PS synon një ulje të pragut për partitë deri në 1%, ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, dhe i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb