TIRANE- Votimi elektronik për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit është bërë objekt debati në Komisionin e Ligjeve mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe atyre të opozitës.

Gazetarja e ‘News24’ Dorjana Bezat ka arritur të zbardh për ‘BalkanWeb’ diskutimet në këtë mbledhje. Mësohet se deputeti i PD-së, Eduard Halimi ka pohuar se duhet t’i jepet fund problemeve me zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa sipas tij një alternativë e mirë është votimi elektronik. PD në memorandumin e firmosur me aleatët e saj për këto zgjedhje, e cilësoi votimin elektronik si një kusht të patjetërsueshëm.

Debatet u zhvilluan teksa diskutohej ligji për sigurinë kibernetoke, i cili u miratua në parim dhe u prezantua nga ministrja Milena Harito.

DISKUTIMET
Eduart Halimi:
Ky ligj vjen në kohën kur kërkohet votimi elektronik. Ju kur ishit në opozitë e kërkuat, ne në atë kohë u patëm thënë ‘bëjeni kodin si ta doni ju dhe ne do vijmë e ta votojmë’. A e zgjidh një herë e mirë problemin e zgjedhjeve votimi elektronik? Po e zgjidh. A është kjo një kauzë që lidhet me opozitën e pushtetin. Jo nuk ka rëndësi, sot jeni ju në pushtet nesër neve, por zgjidh përfundimisht problemet e zgjedhjeve. Le të mos kemi më kontestime. Ti japim fund problemeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet në Shqipëri. Të ushtrojmë presion tek deputetet që janë pjesë e reformës zgjedhore. Jini në lartësinë që kemi qenë dhe ne. Që do bëhet do bëhet se zben. Se dhe për dekriminalizimin thatë se s’do bëhet edhe votimi elektronik do behet me hir dhe pahir. Të ulim tensionet e të mos vonohemi.

Ulsi Manja: Bie dakord me Halimin që një ditë do bëhet do bëhet, por me projektligjin që erdhi sot tregohet që puna ka rëne. Por për shkak të nxitimit të opozitës, komisioni nuk e ka shkruar ndonjëherë që ka patur nevojë për një ligj për sigurinë kibernetike. Teknologjia kërkon një studim fizibiliteti gati dy vite.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb