TIRANE- Debatet kanë përfshirë sot edhe Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe ajo e P-së, Klodiana Spahiu janë “përplasur” për çështjen e dezinfektimit.

Vokshi është shprehur se procesi i dezinfektimit ka dështuar dhe se fitues për ta vënë në praktikë, siç tha ajo, “doli një kompani me ofertën më të lartë”.

Në kundërpërgjigje, Spahiu i kërkoi të bëjë një kërkesë me shkrim për këtë çështje, por zonja Vokshi vijoi duke thënë se “Mushkonjat me drogë nuk u dezinfektuan, kaluan kufirin”. “Avionët me drogë vijojnë në autostradën Vlorë-Itali”, shtoi Vokshi.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi sqaroi se në 2015 sipërfaqja e dezinfektuar është trefishuar, ndërsa shtoi se ky proces do të zgjasë për 5 vjet. “Pr.ligji është përafrim me standardet evropiane”,- shtoi ajo.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb