Debate të ashpra janë zhvilluar në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News24 për situatën politike dhe zhvillimet në vend. Gazetari Robert Rakipllari referuar përgjimeve përmendi skemën e blerjes së votave duke akuzuar përfaqësues të PS-së. Nga ana tjetër ish-ministri Arben Ahmetaj i tha të mos guxonte të akuzonte PS-në, disa herë.

Ahmetaj: Të mbajë përgjegjësi çdo njeri, lëreni prokurorinë të nxjerrë përgjegjësit. Nuk mund të akuzoni një parti të tërë.

Rakipllari: E akuzoj që çke me të, sepse janë përfaqësues politikë të Partisë Socialiste.

Ahmetaj: Të lutem në respekt të gazetarisë tënde, mos guxo të akuzosh PS-në sepse është e rëndë ajo që bën dhe nuk e bazon. Si mund ta akuzosh, Partia Socialiste është partia më iluministe në Shqipëri, me gjithë difektet dhe gabimet që ka pasur.

Rakipllari: Lëre iluminizmin tani, Me Niçen e Shijakut më tregon iluminizmin ti mua.

Ahmetaj: Po ngatërron fenomene, po flasim për PS, që ka 752 mijë votues, jo mos e akuzo, e akuzove për skemë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb