Shkrimtari dhe diplomati Visar Zhiti komentoi lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me nismën e këtij të fundit ‘Foltorja’.

Gjatë një prononcimi për mediat gjatë promovimit të librit të tij “Dorëshkrimet e fshehura të burgut” në Korçë Zhiti tha se debatet në PD janë çështje partiake.

PYETJET:
Si e konsideroni lëvizjen e zotit Berisha, një lëvizje brenda Partisë Demokratike, siç thotë ish-kryeministri për t’i rikthyer sovranitetit asaj partie. Sa mund të ndikojë lëvizja e tij për përmirësimin e demokracisë së PD dhe për përmirësimin e parametrave të demokracisë së vendit?

Këto janë çështje partiake, por meqë kanë dalë dhe jashtë partisë kanë krijuar edhe shqetësim te qytetarët. Unë mendoj që çdo gjë që trondit do të sjellë një gjë më të mirë se më parë ky është mendimi im.

A ishte e nevojshme kjo lëvizje?
E dinë ata që po e bëjnë thashë nga çdo tronditje del diçka më e mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb