Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka theksuar se pas Zenel Nezës, është radha e Berishës të thirret si dëshmitar pasi do të afrohen prova të shumta.

Ai deklaroi para mediave se procesi është i politizuar në ekstrem, por që momentalisht Gjykata vendosi që ish-kryeministri Sali Berisha të jetë indirekt.
Zenel Neza që shoqëronte pikërisht për vrasjen e Azem Hajdarit do të jetë dëshmitar në proces, teksa Idajet Beqiri ka zbuluar se Gjykata është menduar për shumë kohë për thirrjen e tij teksa thekson se ai është i lidhur me Berishën.

Po ashtu brenda seancës ka pasur shumë debate kryesisht të ardhura nga avokati Beqiri pasi ishte kundër mosthirrjes së Berishës si dëshmitar si dhe kërkoi pezullim të procesit gjyqësor, por që iu rrëzua.

”Është një proces që ka qenë në ekstrem i politizuar, dhe politika i futi hundët në dosje. Nuk ka vdekur, i ka njerëzit e vet. Kjo Gjykatë e pati të vështirë të dilte nga vetja, nga ajo që ka ardhur koha të bëhet e pavarur, dhe për rrjedhojë bëri një kthim mbrapa që bëri Gjykata në themel në vitin 2000. Duke qenë se nuk vajti as aty, se pavarësisht se ajo Gjykatë kishte ndikimin e Berishës, përsëri e thirrën si dëshmitar.
Nuk vendosi Gjykata që s’do thirret. E kosnideroi si dëshmitar indirekt. Ne s’kemi të drejtë ta ankimojmë. Për rrjedhojë jemi të bindur që do dorëzojmë aq prova sa do bëhet e domosdoshme thirrja e Berishës.
Ne afruam shumë, po ju konstatuat edhe faktin se Gjykata ndejti me hezitimin që ta thërrasim Zenel Nezën apo jo. Ai ishte dëshmitar okular. Mbeti i plagosur. Pse nuk e thërret? Se është i lidhur me Berishën. Por ai do vijë në Gjykatë. Përveç Zenel Nezës janë dhe mjaft prova të tjera. Ka plot gjëra të tjera që do zbardhin të vërtetën. ”- tha Idajet Beqiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb