TIRANË- Mbledhja e komisionit të jashtëm parlamentar është shoqëruar me debate sot, ndërsa diskutohej raporti i OSBE-ODIHR për vitin e kaluar. Gazetarja Marsela Karapanço raportoi se deputeti demokrat, Aldo Bumçi, duke iu referuar zgjedhjeve në Dibër, tha se ky raport pohon se u kërcënuan votuesit. Madje Bumçi iu referua edhe lajmeve të News24 ku denoncohej blerja e votës.

Por deputeti demokrat nuk është ndalur vetëm tek vota. Ai foli edhe për kultivimin e kanabisit në vend, duke e përshtatur në një këngë të vjetër partizane. “Malet me blerim mbuluar nga hashashi”, tha Bumçi.

DEBATET
Bumçi: Raporti i OSBE-ODIHR flet për kërcënim të votuesve. Neës24 ka treguar me zë e figurë blerjet e votës. Për çfarë vlere pozitive flisni ju? Malet me blerim mbuluar nga hashashi. Rama në overdozë nga Dibra, i tha policëve që opozita është kërcenim më i madh se krimi.

Dade: Flisni më me pak pasion. Zv.ministrja s’mund të të përgjigjet për kryeministrin…

Dade: Opozita të jete më konstruktive!

Bumçi: Biznesmeni u largua i plagosur.

Dade: Me këtë mënyrë as ndërkombëtaret nuk do jua vënë veshin.

Bumçi: Nga Shqipëria dalin vetëm lajme për hashashin. U krijua pista për trafikun e drogës. Mendojnë se do fitojnë zgjedhjet me overdozën e hashashit.

Dade: Kjo alternativë e juaja është e dështuar. Po ia lehtësoni punën qeverisë!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb