TIRANË- Projektbuxheti 2018 është miratuar sot edhe në Komisionin parlamentar të Sigurisë vetëm me votat e maxhorancës. Por mbledhja ashtu si edhe të mëparshmet në komisionet e tjera të Kuvendit është shoqëruar me akuza nga opozita dhe debate.

Gjatë shqiptimit të këtyre akuzave, kryetarja e komisionit Ermonela Felaj i ka prerë fjalën deputetit të PD-së Flamur Noka, duke i tërhequr vëmendjen të mos merrej me kolegët. Por nga ana tjetër Noka ka vijuar akuza, duke thënë se ky është një buxhet i pastrimit të parave të bandave kriminale.

komisioni sigurise

Ai më tej shigjetoi edhe zv.minsitren e Brendshme Elona Gjebrea, emri i sç cilës thuhet se përmendet në dosjen Habilaj.

“Ky është buxheti i krimit, buxheti i Habilajve.. Kanë dalë emrat konkretë.. Apo jo zonja ish Zv. Ministre?”, iu drejtua deputeti i PD Flamur Noka.

Teksa ajo ia ktheu: Çfarë do me thënë me ketë ti?? Nuk më intimidon dot mua..

DEBATET
Ermonela Felaj: Nuk mund të merresh me kolegët. Këtu jemi deputetë. Maxhorancë-opozitë jemi të barabartë.

Flamur Noka: Mos më ndërpre, dëgjo. Ky është buxheti i një ngrehine kriminale e quajtur Ministria e Brendshme, është buxheti i aeroporteve dhe avionëve të drogës së Ministrisë së Mbrojtjes. Merruni me pastrimin e parave se aty do ju vijë fundit. Ky buxhet është buxhet i pastrimit të parave të Habilajve, dhe gjithë bandës kriminale të quajtur qeveri. Ndaj kjo opozitë nuk e voton. Nuk do të ketë shanse më që kjo maxhorancë të merret me buxhetin. Qytetarët nuk do ta pranojnë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb