TIRANË- Debate në komisionin e Medias për shkollën e Hotolishtit e Prrenjasit mes ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe deputeteve të Partisë Demokratike.

Deputeti Bedri Hoxha i kërkoi shpjegime ministres për rastin e shkarkimit dhe transferimit të stafit pedagogjik në Hotolisht duke i thënë: “Mos na bej filozofi na jep përgjigje për pyetjet, ne i ndjekim në terren. Mos filozofo, iku Astriti (Veliaj) që të dha masterin.

Në përgjigje Nikolla shtoi: Ju nuk keni informacion sepse doni të etiketoni këdo, harroni të na zmbrapsi në rrugën tonë për dinjitetin e mësuesve.

Hoxha: Ke thënë 74 shkolla, ke ndërtuar 18 shkolla për 2015. Nxënësit janë pa libra në Mat, pasi u mbyllën shitësit e librave për shkak të kuponit. Çmimi i teksteve u rrit me 30%.

Nikolla: Tekstet e reja janë cilësore, larg ngarkesës së vjetër. Shitja e teksteve, shpërndarja konvegoi me formalizimin e ekonomisë. Ministria e Ekonomise dhe Financave ka nxjerrë udhëzim të ri për shtëpitë botuese të formalizuar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb