Maxhoranca nuk ka pranuar të mbështesë propozimin e PD për listat 100% të hapura.

Gazetari Osman Stafa duke iu referuar burimeve nga mbledhja e Këshillit Politik raportoi për “BalkanWeb” se përfaqësuesi i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i ka kërkuar PD dhe opozitës që të gjejë 28 deputetë për të paraqitur nismën e saj ligjore.

Burimet thanë se Gjiknuri ka deklaruar që amendamenti kushtetues i opozitës parlamentare krijon mundësine për të adresuar të gjitha shqetësimet dhe meraqet që ka PD.

“Amendamenti nuk pengon hapjen 100% të listave por vë një dysheme duke thënë jo më pak se 2/3 e hapur. Edhe çështja e formulimeve për koalicionet edhe për 100% hapje listash është e mundshme të rregullohen në kodin zgjedhor. Nëse doni pastaj të bëni propozime në formë amendamentesh kushtetuese duhet ndjekur rruga parlamentare me firmat”, citohet të ketë thënë Gjiknuri.

Propozimi për hapjen e listave 100% dhe jo në mënyrë të pjesshme, siç propozon PS dhe deputetët e tjerë në parlament, u bë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe u mbështet nga Opozita e Bashkuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb