Debate në Komisionin e Ekonomisë, ku po diskutohet Buxheti i vitit 2023.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se kjo është një politikë fiskale pa vizion dhe se të ardhurat do vijnë nga rritja e çmimeve nga taksat indirekte dhe do tatohen profesionet e lira.

Sipas saj, shtresa e mesme ka qenë e persekutuar nga kjo mazhorancë.

“Kjo është një politikë fiskale pa vizion. Nuk mund të paguajë shtresa e mesme barrën e papërgjegjshmërisë së qeverisë

Me shumë shqetësim kam ndjekur debatet në komision. Ne nuk kemi stimuj fiskal por rritje taksash. Ne kemi rënie konsumi dhe ky i fundit do të penalizohet.

Të dhënat e importeve për 9 mujorin kemi rënie në sasi dhe indeksi i çmimeve të prodhimit do të rritet që do shoqërohet me rritjen e çmimeve. S’kemi normën më të lartë të inflacionit në rajon por parashikimin për rritjen më të ulët në rajon sipas parashikimeve të Bankës Botërore.
– 148 mijë taksapagues më pak.

Rritja e taksave nuk ka ardhur nga mirëadministrimi, por nga inflacioni dhe nga rritja e barrës fiskale. Janë 148 mijë taksapagues më pak dhe që barra i ka kaluar pjesës tjetër.

Qeveria do ketë rritje të ardhurave. Unë kam një gjyq me KM për lojërat e fatit sepse thashë që qeveria po e përqendron pushtetin e lojërave të fatit në 4 duar. Më duket papërgjegjshmëri një diskutim për bastet online me këtë buxhet.

Më duket papërgjegjshmëri për amnistinë fiskale. Dje znj. Dhuka na tha që BE nuk na detyron për politikën fiskale sot vjen ministrja Ibrahimaj dhe thotë që kemi direktivë të BE për taksën ekstra në fushën e energjisë.

– Biznese kanë lobuar përjashtimet e tyre dhe kanë krijuar sistem të korruptuar.

Bizneset e oligarkëve kanë lobuar për përjashtime që janë jologjike dhe kështu kanë vuajtur bizneset e vogla. Politika fiskale nuk ka një vijë logjike, një vizion.

Të ardhurat do vijnë nga rritja e çmimeve nga taksat indirekte, do tatohen profesionet e lira. Pra shtresa e mesme ka qenë e persekutuar nga kjo mazhorancë.
– Të ardhura të rritura nga barra fiskale që e paguan shtresa e mesme
Nëse je qeveri e majtë takso kapitalin por ju po taksoni punën. Ju stimuloni informalitetin duke ndërtuar nivele. E shoh me shqetësim që ska masa për shpopullimin e vendit në këtë buxhet. Ne duhet të kemi një debat profesional se çfarë masash duhet të marrim.
Rikthimi i taksave për shtresën e mesme, rikthimi i debatit për amnistinë fiskale, politika fiskale që nuk stimulojnë konsumin, duke pasur parasysh stimulin monetar e ke të ezauruar, duke pasur parasysh që stimuj fiskalë nuk ka ky buxhet është abuziv. Ju nuk merreni me përjashtimet tatimore që keni në sistem por merreni me shtresën e mesme”, deklaroi Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: