TIRANË

Ngritje zëri, akuza për shkelje etike dhe kompetencash, paralajmërime për nxjerrje nga komisioni e tone të forta kanë shoqëruar mbledhjen e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët paraditen e sotme. Deputeti i PS-së Etjen Xhafaj akuzoi opozitën se po bën prokurorin dhe po ngre një furtunë balte. Nga ana tjetër kryetarja e komisionit Jorida Tabaku tha se deputetja e PS-së Ermonela Felaj ka ardhur me një detyrë të qartë si zhurmuese.

Etjen Xhafaj: Nuk ka nga ne kaq të shqetësuar sa pretendoni. Ka nga ju shumë të buzëqeshur që e quani procedurë. Ky kom hetimor parlamentar ka një përfaqësi të dyanshme. Kjo është arsyeja që qoftë për vizita në terren qoftë për planin e hetimit kemi qenë të dyja palët. Kjo nuk është vetëm jo etike që keni bërë ju, nuk është as ligjore. Duhet të ishim të dyja palët. Ju po e pranoni që keni ushtruar presion ndaj organit të akuzës, pa përfshirë anëtarët e palës tjetër.

Vendosja para presionit publik të të gjithë dëshmitarëve është në fakt një ushtrim presioni ndaj qytetarëve që të venë vetëm në një drejtim. Problemi më i madh të pretendoni që janë të gjithë fajtorë për të gjitha, duke kaluar në gjyq publik.

Këta njerëz që keni përballë, janë të interesuar tek pjesa që parashikohet nga ligji. Objektin e këtij kom hetimor e keni shkruar ju. Në qoftë se qëllimi juaj ka qenë që qëllimi nuk justifikon mjetet, si mund të justifikojë qëllimi juaj mjetet që po përdorni.

Ne nuk jemi duke bërë avokati personale. Po në qoftë se ju flisni për një furtunë në gotë uji, duhet të keni parasysh se është një furtunë balte. Çdo dokument duhet të jetë i dyanshëm. Do doja shumë që duke qenë se kemi qenë këtu në çdo moment të komisionit, sa herë keni dashur të thërrisni mbledhje, hajde bëjmë dhe i përfshijmë të gjithë ata që janë këtu. Është prova e asaj që në fund të ditës nuk jemi ne që bëjmë avokati personale, ju po bëni prokurorinë publike dhe merrni atribute që nuk i keni as nga ana profesionale, as nga ana ligjore.

Tabaku: Të lutem respekto ligjin. Nuk jemi komision që t’ju mësojmë edukatën dhe etikën.

Çupi: Duhet qetësi që të flasim, ne nuk mund të dublojmë…

Tabaku: Zonja Felaj për herë të 13-të po ju tërheq vëmendjen, me qetësi!

Çupi: Partisë që trashëgoni ju, ajo është radha e qumështit dhe tollonave. Zonja Felaj ta mbaroj unë, pastaj merreni ju për procedurë. Nuk ju nderon.

Felaj: Duhet t’ia ndërprisni fjalën.

Çupi: Kush jeni ju, rregulloren e kemi gjithë njësoj. Jeni në konflikt interesi, po pengoni dëshmitë. Ju jeni partia e radhës së qumështit, e tollonave.

Tabaku: Znj. Felaj ka ardhur me një detyrë që e bën shumë mirë, zhurmuesin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb