Kreu i Grupit Parlamentar të PD Alfred Rushaj ka replikuar me kryeministrin Rama mbi vonesën e tij në seancën plenare.  Ai e ka konsideruar një injorim këtë veprim nga ana e tij.

“Injorimi që i bëtë qytetarëve shqiptare sepse është mungesë respekti që ju nuk u paraqitët. Kjo është një braktisje jo e jona por ndaj qytetarëve shqiptarë. Nëse ju do të kishit ardhur në orën 5 atëherë do ta kishit pasur foltoren bosh”- u shpreh Rushaj

Ndërkohë kryeministri Edi Rama i është drejtuar opozitës se me sjellje të tilla si bllokime foltoresh nuk do të  arrijnë asgjë. Ai tha se çfarëdo gjëje që flitet në parlament dëgjohet edhe pse nuk jemi në sallë.

“Po ju them se është e vërtetë siç thatë ju që për shkak të  kërkesës tuaj unë i thashë kryetares që do të vij në orën 5. Nuk ka arsye t’ju jap ju raporte mjekësore. Deri në mometin që të vij unë të flasin dhe unë do ta dëgjoj. Dëgjimi ynë me njëri-tjetrin nuk lidhet me sa qëndrojnë në sallë. Këta këtu janë për të dëgjuar. Të jeni të sigurt që çfarë thuhet këtu nga ju dëgjohet. Çfarë arsye kishit ju që në vend që të jepnit atë shfaqje të panjevojshme kishit folur dhe kishit mbaruar punë. Unë jam i detyruar që të jem këtu. Është shumë e thjeshtë. Nëse në derën e Kuvendit do të hyjmë vetëm duke pasur trup do të bëjmë një progres të madh. Nuk do të arrini kurrë asgjë me këto veprime. Thoni kemi nevojë për këtë gjë, por keni humbur 2 orë kohë nga puna. Në mungesën time keni thënë shumë gjëra dhe unë kam ardhur t’ju them shkakun e vonesës time këtu”- tha Rama.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: