Avkati Spartak Ngjela është shprehur pro hartës së re gjyqësore, por ka rënë në kundërshtim me të ftuarit në emisionin “Open”. Pas debateve të ashpra, ai ka lënë lidhjen direkte me emisionin.

Spartak Ngjela: Do më lini të flas? O drejtoje emisionin ose mbylle. Dëgjo këtu. 13 që janë, janë domosdoshmëri për të krijuar cilësi në drejtësi jo radhë. Kam 7 vjet në Apel në Perëndim dhe në metropole të mëdha.

Mos u merrni me ato se janë fakirë. Janë gjëra fakirësh. Këtu flitet për drejtësi. Keni pasur hajdutë në gjyqësor. Doni të mbani hajdutët. Alarmi që ngrihet është kërkesë për të shpëtuar korrupsionin. Nuk e ka njeri në dorë këtë e kanë ndërkombëtarët. Këtu duhet të kthehemi tek drejtësia jo shpejtësia, kjo është e dyta në radhë. Sot vetëm tek SPAK ka drejtësi e jap me garanci. Nëse mendoni  që vonesa dëmton drejtësinë, jo e ka goditur korrupsioni. Nuk ka nisur shpronësimi i gjyqtarëve por do të nisi. Na duhet një agjenci sekrete një shërbim sekret antikorrupsion, e kam hedhur sot si propozim.

Eni Vasili: A ia vlen të pritet 7 vite?

Ngjela: Pyetja është a pres 7 vjet e marr drejtësi apo pres 1 vit dhe marr padrejtësi.

Eni Vasili: Por ndoshta pas 7 vitesh nuk më duhet më mua sepse e keni thënë edhe vetë që një drejtësi e vonuar është e munguar.

Ngjela: S’ju duhet ju por më duhet mua.

Fatmir Braka: Na fole për korrupsionin që nga 14 deri sot dhe na thua që në 1973 keni qenë avokat kur avokatia është sublimuar në 1967.

Ngjela: Potë kishte drejtësi në Shqipëri nuk vinte komunizmi.

Braka: Ju po flisni më keq se… të lutem tani. Mos i ngatërroni gjërat këtu po flasim për hartën e re të gjyqësorit.

Ngjela: Kush je ti një herë kush je ti që flet?

Braka: Kush jam unë më njeh shumë mirë ti mua.

Ngjela: Po nuk të njoh zërin nuk të shoh unë. Nuk kam unë figurë ore.

Eni Vasili: Fatmir Baraka.

Ngjela: Shumë mirë atëherë zoti Braka. 13 gjykata janë shumë të mira dhe do të rrisin cilësinë në drejtësi, jam për 12 jo për 13.

Pasi ta shohim për 4 5 muaj se si do ecë mblidhemi sërish dhe bisedojmë. Natën e mirë kaq kisha.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb