TIRANË- Debati më i ashpër për arrestimet e ish-drejtuesve të Rrugëve është zhvilluar mes deputetit të PD-së Flamur Noka dhe deputetes së PS-së Ermonela Felaj mbrëmjen e sotme në “Studio e Hapur” në News24. Noka ka kujtuar buxhetet e qeverisë “Rama”, duke folur për vjedhje të mëdha me koncesionet.

Ai i ka kujtuar koleges socialiste sms-të me bashkëshortin për kryeprokuroren Arta Marku në një studio televizive, duke i thënë se është në konflikt interesi. Nga ana tjetër, Felaj tha se ka ardhur momenti që njerëzit e ndershëm brenda sistemit të marrin kurajë.

Nuk dihet se çfarë paralajmëron por deputetja e PS-së duke iu drejtuar deputetit Noka tha se “Gjumi do t’u prishet shumë shpejt këto ditë dhe shumë shpesh”.

DEBATET
Noka: Doni peshq të mëdhenj. Merrni dhe shikoni 5 buxhete në 5 vjet rilindje. Përveç disa lajle lule…
Felaj: 5 buxhete për të larguar Shqipërinë nga epoka e katundeve
Noka: Nuk merr vesh nga epoka, por pusho.
Felaj: Kukësi Flamur, Kukësi
Noka: E lashe yll bote dhe e keni bërë si Kandahar, nuk i di ato ti. Janë 5 buxhete, minimalisht nga 5 mld, 25 mld. Janë vetëm 1 mld vlera e këtyre fasadave. Më gjej zonja ku kanë shkuar.
Vasili: Ju keni akuzuar kështu për 20 vjet.
Noka: Koncesionin e kanë tjetërsuar. Si koncept modern është që i jep një të drejtë një grupi biznesmenësh të investojnë dhe të nxjerrin fitime. Koncesionin e bënë kështu, krijuan një kioskë dhe jepi 300 mln euro investim. Jepja paradhënie nga buxheti. Fut mjekët të plotësojnë receta.
Koncesioni si koncept është zbatuar në mënyrë perfektë në kohën tonë. Jepej mudnësia për të investuar. Habilaj i kapi Italia se për ju do ishin kolegë.
Hoxhaj: Balili, po mbyllet çështja.
Noka: Thotë ministri fituam luftën kundër drogës, si e fituat kur nuk ke asnjë të arrestuar.
Felaj: Sigurisht e kemi fituar. Sot s’ka asnjë parcelë me kanabis.
Noka: Të gjithë në rrjetë keni për të rënë.
Noka: Askush dhe as unë që kam qenë ministër i brendshëm nuk mund të marrë përsipër të bëjë avokatin e shpërdorimit. Çështja u ngrit për peshqit e mëdhenj. Unë denoncova mënyrën kriminale të arrestimit të Andi Tomës. Historikisht në këtë vend janë arrestuar drejtorë, zv.ministra por askush nuk e ka quajtur gjueti peshqish. 2 mld është abuzimi nga qeveria e zonjës, raporti i KLSH-së. Këtu pra fshihen peshqit e mëdhenj. Ndaj përmenda koncesionet. Janë 5 buxhete që janë zhdukur, për të bërë ato lajle-lule. Kur fillon të zbatohet ligji me sezone gjueti janë bufonada. Kanë dosje gjigande në prokurori që flenë. Nuk anatemoj.
Felaj: Jemi deputetë, nuk duhet të mbrojmë asnjë. Për derisa e kemi pranuar se ka prokurori, të lëmë prokurorinë të bëjë punën e saj.
Noka: Pse nuk shkojnë tek Saimir Tahiri, sepse iu kërciti dhëmbët. Tha do shkoj tek cepi më i largët dhe pastaj do fillojmë. Nga ai moment Rama, nga dru i shtrembër u bë mburojë për të mos e lënë shtrëngatën e drejtësisë ta marrë.
Felaj: Ke parë të sulmojmë prokurorinë.
Noka: Kryeministri yt s’ka lënë gjë pa thënë për prokurorë e gjyqtarë. Ke konflikt interesi se e ke shoqe, e ke vërtetuar me mesazhe me tët shoq.
Felaj: E ke harruar misionin tënd në PD dhe si deputet. S’kam ardhur për të folur më ty si deputet… Gjumi do t’u prishet shumë shpejt këto ditë dhe shumë shpesh. Ka ardhur momenti që njerëzit e ndershëm brenda sistemit të marrin kurajë. Zonja që është caktuar, është caktuar tërësisht ligjit kushtetues.
Hoxha: Njëri nga këta llogaritarët, që pash një ish-ministër i LSI, ka qenë miistër i qeverisë ‘Rama 1’. Xhikën e kam parë në dy protestat e fundit. Ironia është që ky drejtor ka qenë i kësaj qeverie. Prokokorja që ka hetuar Tahirin Elisabeta Imeraj. Dhe ajo që ka prerë fletën e arrstit Elisabeta Imeraj. Pse në një rast prokurorja është e politizuar dhe në një rast jo? Peshqit e mëdhenj thoni ju? Unë them peshkaqenët janë vërdallë.
Noka: Lëri këto përralla. Peshqit e mëdhenj janë duke notuar të lirë. Peshkaqen është kryeministri.
Noka-Felaj: Do ikësh shumë shpejt. Para se të ikë qeveria. Protestat do të shkulin ty me gjithën qeverinë tënde.
Felaj:
Ne jemi kaq të përgjegjshëm sa do jemi në mandat.
Noka: ky burrë që sheh këtu ka qenë ministër i Brendshëm. Po ti ku e ke ministrin tënd? Epo ja moj zonjë, ky është standardi.

Felaj: kjo është mburrje e tepruar. S’pres që të thuash gjithë këto për veten.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb